English

Ligji i Nënpunësit Civil. Kriteret kur lirohet nga detyra e tij

Për të gjithë ata që nuk i dinë, më poshtë jepen nenet të cilat përcaktojnë qartë heqjen apo shkarkimin nga puna të nënpunësit civil.


Neni 21 dhe neni 25 i Ligjit të Nënpunësit Civil:

Neni 21

Lirimi nga shërbimi civil
1. Nëpunësit civilë largohen nga shërbimi civil:
a) kur japin dorëheqjen;
b) kur mbushin moshën e pensionit;
c) kur bëhen të paaftë përgjithmonë për të kryer detyrat e tyre zyrtare, për shkak të kushteve
shëndetësore;
ç) kur dënohen me vendim të formës të prerë të gjykatës me heqje lirie;
d) kur konkludohet paaftësia për të kryer detyrat e tyre, të paktën, pas dy vlerësimeve negative të njëpasnjëshme të rezultateve në punë;
dh) në rastet e parashikuara nga neni 23 i këtij ligji;
e) kur konstatohet papërshtatshmëria me vendin e punës, sipas nenit 24 të këtij ligji;
ë) kur merret ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, nga organi kompetent, sipas procedurave të parashikuara në nenin 25 të këtij ligji.

MASAT DISIPLINORE

Neni 25

1. Nëpunësit civil i jepen masa disiplinore për mosplotësimin e detyrave për thyerjen e disiplinës në punë dhe të rregullave të etikës, si dhe në raste të tjera të parashikuara nga ky ligj.
2. Masat disiplinore jepen nga eprori direkt sipas një procedure administrative, e cila garanton të drejtën për t’u informuar, për t’u dëgjuar, për t’u mbrojtur dhe për t’u ankuar. Eprori komunikon vendimin për marrjen e masës disiplinore në Departamentin e Administratës Publike për institucionet e administratës qendrore dhe në departamentet e personelit për institucionet e pavarura. Departamenti i Administratës Publike ose departamentet e personelit japin me shkrim mendimin e tyre në lidhje me masën disiplinore dhe për masat nga shkronja “c” në “d” të pikës 3 të këtij neni, i komunikojnë këtë mendim personit ndaj të cilit është marrë masa dhe Komisionit të Shërbimit Civil. Për çdo shkelje jepet vetëm një masë disiplinore. Nuk është e nevojshme të merren të gjitha masat disiplinore para se nëpunësi civil të largohet nga detyra.
3. Llojet e masave disiplinore janë:
a) Vërejtje me shkrim.
b) Vërejtje me paralajmërim.
c) Pezullimi nga e drejta e ngritjes në detyrë, për një periudhë deri në dy vjet.
ç) Kalimi në një detyrë të një niveli apo klase më të ulët për një periudhë nga 30 ditë deri në 1 vit.
d) Largimi nga shërbimi civil.

KOMENTE