Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Projekte të shumta për një brez që të afrohet më shumë me teknologjinë e informacionit
English

Projekte të shumta për një brez që të afrohet më shumë me teknologjinë e informacionit

Me iniciativën e Ministres për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, dje, në mjediset e Qendrës Burimore PROTIK, u zhvillua një takim prezantues me temë “Shqipëria e gjeneratës tjetër, strategjia e re e TIK”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Institucioneve kyçe të sektorit (AKSHI, AKCE, ALCIRT, ASIG, DEDAL), studentë të degëve të teknologjisë së informacionit, përfaqësues të bizneseve, si dhe specialistë të tjerë të kësaj fushe.

Qëllimi i këtij takimi ishte paraqitja dhe diskutimi i problematikave të sektorit nga këndvështrimi i përdoruesve të teknologjisë së informacionit, si dhe ofrimi i ideve dhe mënyrave për një zgjidhje sa më efikase të tyre. Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito prezantoi për pjesëmarrësit objektivat e qeverisë për zhvillimin e këtij sektori tejet të rëndësishëm, duke vënë theksin në disa prej drejtimeve më kryesore, që do të mundësojnë arritjen e tyre.

“Objektivi i parë është shtimi dhe promovimi i shërbimeve dixhitale, i e-shërbimeve si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset, të aksesueshëm nga kompjuterët dhe telefonat celularë” theksoi Ministrja Harito, duke vijuar se “për qeverinë prioritet do të jetë rritja e transparencës dhe përmirësimi i shërbimeve në administratë, sipas iniciativës së ndërmarrë nga Presidenti amerikan Obama “Open governemnet partnership” pjesë e së cilës është dhe Shqipëria.”

Ministrja Harito theksoi ndër të tjera se rritja e transparencës, pra shërbimet që merr dhe që jep një administratë është një tjetër aspekt i rëndësishëm, i cili i shërben luftës kundër korrupsionit. “Përdorimi i teknologjive të informacionit pakëson korrupsionin. Nuk është ai që e zhduk , por është ai që e kufizon, e lufton, krijon kushtet që korrupsioni të detektohet dhe të ketë mundësinë që të luftohet”, u shpreh Harito.

Në vijim, Ministrja Harito paraqiti disa prej masave konkrete që do të ndërmerren në këtë sektor me synim rritjen e eficencës, transparencës dhe luftën kundër korrupsionit. “Drejtorët pranë Teknologjisë së Informacionit do të jenë shumë më të fuqishëm se më parë. Ata do ti raportojnë drejtpërsëdrejti ministrit dhe roli i tyre do të jetë që të drejtojnë në ministri Projektet e IT”, u shpreh zonja Harito, duke vlerësuar gjithashtu se një trajtim të ri do të përfitojë edhe çështja e rritjes së kapaciteteve vendase në këtë sektor, të cilat përfshijnë numrin e përdoruesve, numrin e bizneseve, si dhe numrin e studentëve që ndjekin këtë fushë. Një projekt konkret i qeverisë në këtë drejtim do të jetë krijimi i një fondi të posaçëm, i cili do t’u vijë në ndihmë bizneseve të vogla vendase që të zhvillohen në këtë fushë. Gjithashtu, ministrja Harito informoi se një projekt tjetër do të jetë rritja masive e shërbimeve në arsim, për të aftësuar rininë, për të bërë një brez të gatshëm që të afrohet më tepër me teknologjinë e informacionit. “Kemi një projekt për vendosjen e tabletave në shkollat e mesme, por sigurisht tableta të pajisura me programe për të mësuar e-learning dhe jo thjesht si mjet për të aksesuar internetin”, u shpreh ajo.

KOMENTE