Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vaji i mentes dhe mrekullite e tij
English

Vaji i mentes dhe mrekullite e tij

Vaji i mentes është një vaj esencial shumë i mirë për t’u përdorur pas depilimit. Ky vaj nuk lejon që të rritet qimja shpejt, jep freski, mbyll poren e hapur, e cila nuk lejon që qimja të depërtojë në lëkurë (qimja del drejt). Nëse përdoret për masazh në të gjithë trupin, vaji i mentes jep freski dhe kënaqësi.

Ai gjithashtu ndihmon kanalet e frymëmarrjes, përdoret në rastet e ftohjeve, ndihmon në uljen e temperaturës, në bronkite dhe kolle, ku mund të masazhohet dhe vetëm pjesa e gjoksit. Vaji i mentes mund të përdoret për t’u pirë nga goja kur keni probleme me fytin, në erën e padurueshme të gojës, për kujdesin të dhëmbëve ose zgavrës së gojës ose mund ta përzieni me ujë për shpëlarje të gojës me gargarë.

Ai është dhe një antimikrob shumë i mirë. Vaji i mentes është shumë i mirë të përdoret për fërkim kur keni probleme me venat, por ai mund të përdoret edhe për lyerjen e këmbëve për të larguar aromat e pakëndshme të djersës, sepse mban gjatë gjithë kohës këmbën të freskët. Kjo bimë është mjaft e përhapur në natyrë. Në Shqipëri njihet me emrat: mendër, hithër e butë, hithër e egër, dhiozmë, mendërz, nane, mendër e butë.

Mendra shtëpiakë është bimë shumëvjeçare. Gjethet e saj kanë formë vezake, ndërsa lulet janë në majë të kërcellit, të formuara nga lulëzat e vogla. Karakterizohet nga aroma e mentolit, për këtë dhe kultivohet nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore është tejet i përhapur përdorimi i kësaj bime. Çaji nga gjethet e kësaj bime, të cilat duhen mbledhur para se të lulëzojë, përdoret si spazmolitik kundër ngërçeve, pastaj për qetësimin e tërheqjeve muskulare, sidomos në organet e tretjes. Gjethet e saj janë përbërës të shumë preparateve dhe çajrave në farmakologji.

Në formë çaji përdoret edhe kundër vjelljes, dhimbjes së stomakut, të mëlçisë, sëmundjeve të lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatizmit, etj.

KOMENTE