English

Bushati takon zv-kryeministrin grek Venizellos

Në kuadër të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Ministri i Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati u takua në Nju Jork me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Evangjelos Venizellos.
Dy Ministrat shprehën rëndësine e intensifikimit të raporteve dypalëshe në fushën politike dhe ekonomike, në kuadër të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit reciprok si dy vende anëtare të NATO-s.

Gjithashtu, u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe atë bilateral me projekte konkrete si TAP-i. Ministri Venizellos e njohu Ministrin Bushati me prioritetet e Presidencës greke të BE-së.

Ministri Bushati vuri theksin në adresimin e çështjeve të rëndësishme mes dy vendeve, në përputhje me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, fqinjësisë së mirë dhe perspektivës evropiane. Ministri Bushati theksoi rëndësinë e ndërtimit të një raporti të ri dhe afatgjatë mes dy vendeve dhe kalimin nga një gjendje e menaxhimit të krizave në një partneritet strategjik dhe të qendrueshëm.


Z. Venizellos konfirmoi ardhjen e tij për një vizitë zyrtare në Tiranë më 14 Tetor.

KOMENTE