Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama merr mbështetjen e Austrisë për në dhjetor
English

Rama merr mbështetjen e Austrisë për në dhjetor

Axhenda e takimeve të Kryeministrit Rama në Nju Jork ka vijuar me Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe ndihmën e mbështetjen që Austria ka dhënë deri tani për Shqipërinë. Kryeministri Rama e njohu Presidentin Austriak me prioritetet e qeverisë së re në integrimin sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian. Nga ana e tij, Presidenti Heinz Fischer e siguroi Kryeministrin për mbështetjen që Austria do t’i japë Shqipërisë në dhjetor për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Marrëdhëniet e mira tregtare dhe të sipërmarrjes, mes dy vendeve, ishin një tjetër pikë e rëndësishme e takimit.

Kryeministri Rama e siguroi Presidentin Fischer për klimën pozitive të biznesit në Shqipëri dhe ftoi sipërmarrësit austriakë të investojnë në vendin tonë.

Kryeministri Rama zhvilloi edhe një takim miqësor me kongresmenin Eliot Engel, i cili e përgëzoi Edi Ramën për fitoren e thellë në zgjedhjet e 23 qershorit, si edhe për programin qeverisës që mori votëbesimin e parlamentit.

KOMENTE