Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarët e “Vatrës” në SHBA takojnë dhe përshëndetin përzemërsisht presidentin Nishani
English

Shqiptarët e “Vatrës” në SHBA takojnë dhe përshëndetin përzemërsisht presidentin Nishani

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua dhe u përshëndet përzemërsisht me shqiptarët e “Vatrës” në SHBA duke vlerësuar se ky vit që nga takimi i mëparshëm, ka shënuar ngjarje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Festuam Ditën e Flamurit më të lirë, më të begatë, më të gëzuar e më të bashkuar se çdo vit tjetër. Më 23 qershor Shqipëria zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më të mira të historisë së saj pluraliste, të lira e të ndershme dhe sipas standardeve perëndimore. Këto vlerësime nuk i japim ne, por kështu i vlerësuan vëzhguesit dhe organizatat e specializuara ndërkombëtare. Në Shqipëri sapo ka filluar punën një qeveri e re, së cilës i duhet të punojë natë e ditë për ta çuar vendin tonë gjithnjë e më përpara duke vazhduar reformat e nevojshme për zhvillimin dhe begatinë e çdo qytetari shqiptar. Ne presim besimplotë të marrim statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, bazuar në meritë, falë përmbushjes së rekomandimeve të Komisionit Evropian”-u shpreh Presidenti Nishani.

Kreu i Shtetit evidentoi gjithashtu faktin se gjatë këtij viti Kosova dhe Serbia zhvilluan bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe arritën një marrëveshje historike, ndërkohë udhëheqësit e të dy vendeve janë takuar e kanë biseduar duke dëshmuar se rajoni ynë i ka lënë prapa njëherë e përgjithmonë mendësitë e së kaluarës së hidhur duke e hedhur vështrimin tërësisht drejt integrimit të merituar në gjirin e familjes së madhe evropiane.

Në këtë kuadër, Presidenti Nishani nënvizoi se Kosova, e cila ka kaluar numrin 100 të njohjeve, është bërë pjesë e nismave të rëndësishme rajonale dhe më gjerë dhe po konsolidon bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, nëpërmjet përgatitjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe zbatimit të kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave.

Kreu i shtetit u shpreh se ky realitet është bërë i mundur edhe në saje të Federatës Mbarëshqiptare “VATRA” , e cila prej më shumë një shekulli ka luajtur dhe vazhdon të luajë edhe sot e kësaj dite një rol tejet të rëndësishëm për çështjen shqiptare.

“Për më tepër kontributi juaj i veçantë ka qenë ai i forcimit të lidhjeve të miqësisë dhe farkëtimit të aleancës sonë jetike e historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me kombin amerikan, duke na shndërruar sot në aleatë të pandarë në luftën dhe përpjekjet për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut anembanë botës. Dhe të gjitha këto i keni bërë duke ruajtur gjuhën e bukur shqipe, traditat e kulturën tonë të rrallë dhe atdhedashurinë e qashtër e painteres për kombin shqiptar” – deklaroi Presidenti Nishani.

Presidenti Nishani ju bashkangjit nismёs sё Kongresmenit shqiptaro-amerikan nё Asamblenё e New Yorkut Mark Gjonaj pёr krijimin e Qendrёs Kulturore Shqiptare nё New York, duke premtuar gjithashtu se, do tё jetё mbёshtetёs dhe pjesёmarrёs aktiv nё realizimin e kёtij projekti madhor pёr shqiptarёt e Amerikёs.

Pak pёrpara kёtij takimi, Presidenti Nishani bёri njё vizitё nё selinё e Federatёs Mbarёshqiptare VATRA nё New York, ku u takua dhe bisedoi me Presidentin Gjon Buçaj dhe njё grup tё vogёl drejtuesish tё kёsaj organizate.

KOMENTE