Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Andia Pustina flet për taksën e tabelave të farmacive
English

Andia Pustina flet për taksën e tabelave të farmacive

Është hera e parë që Bashkia e Tiranës ndesh në shqetësimin për taksën e tabelave të farmacive edhe pse kjo aplikohet prej 5 vitesh. Inspektorët e drejtorisë së tatimeve po zbatojnë vendimin e Këshillit Bashkiak, datë 25.02.2008, duke trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë çdo farmaci që ushtron aktivitetin në territorin e bashkisë.

Deri më sot pranë DPTTV-së, nuk është paraqitur asnjë ankesë apo reklamim nga subjekte private apo shtetërore për mos aplikimin e kësaj takse. Bashkia e Tiranës ka qenë, është dhe mbetet e hapur për të diskutuar dhe gjetur zgjidhjet më të mira në funksion të nxitjes së biznesit dhe hapjes së vendeve të reja të punës, me çdo subjekt që ushtron aktivitet tregtarë në territorin e Bashkisë Tiranë. Prej më shumë se dy vjetësh, Bashkia ka vënë në prioritetet e saj mbështetjen e biznesit, ç’ka u dëshmua që me vendimin e parë të marrë nga kryebashkiaku Basha për heqjen dhe reduktimin e 60 taksave dhe tarifave vendore.

KOMENTE