English

Irani dëshiron marrëveshje bërthamore me fuqitë botërore

Presidenti iranian Hassan Rouhani thotë se dëshiron të arrijë një marrëveshje me fuqitë botërore mbi programin bërthamor të Teheranit brenda 3 -6 muajt e ardhshëm.

Ai i tha Washington Post se e sheh rezolutën e çështjes si një "pikë fillimi", në lehtësimin e marrëdhënieve SHBA-Iran.

Z. Rouhani tha se ai ishte i autorizuar plotësisht nga lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, për të negociuar mbi çështjen.

Të enjten, Irani do të mbajë bisedime me grupin P5 +1 të fuqive botërore mbi programin e pasurimit të uraniumit të Teheranit.

Në një takim të rrallë ndërmjet SHBA-së dhe zyrtarëve iranianë, Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif do të takohet me Sekretarin amerikane të Shtetit John Kerry si dhe diplomatët nga Britania e Madhe, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania në Nju Jork.

KOMENTE