English

Zhani Ciko nderohet me Kryqin Austriak të Nderit për Shkencën dhe Artin

Mjeshtri Zhani Ciko, i cili ka lindur në vitin 1945 në Tiranë, është që prej dhjetë vitesh Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Ai është nderuar me Kryqin Austriak të Nderit për Shkencën dhe Artin nga Presidenti Federal i Republikës së Austrisë.

Ciko është jo vetëm një njohës dhe adhurues i kulturës dhe muzikës austriake, por edhe një drejtues dhe realizues i shumë veprave të kësaj muzike.

Kjo dekoratë e lartë nderimi nga pala austriake, maestro Zhani Cikos iu dorëzua me ceremoni më 24 Shator 2013 në Tiranë, nga ambasadori austriak Florian Raunig.

Mjeshtri Zhani Ciko, i cili ka lindur në vitin 1945 në Tiranë, është që prej dhjetë vitesh Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Ciko është jo vetëm një njohës dhe adhurues i kulturës dhe muzikës austriake, por edhe një drejtues dhe realizues i shumë veprave të kësaj muzike.

Veçanërisht, gjatë viteve të fundit pati një bashkëpunim akoma më intensiv me Ambasadën Austriake në Tiranë, ndër të tjera në realizimin e projekteve të përbashkëta si “Vejusha Gazmore” në vitin 2011, "Flauti Magjik“ në vitin 2012 dhe “Don Giovanni” në vitin 2013.

Përveç punës drejtuese dhe artistike, maestro Zhani Ciko komenton rregullisht prej mëse 20 vitesh transmetimin e drejtëpërdrejtë të Koncertit të Vienës, në Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe prej 10 vitesh organizon nje event elitar si ballo e fundvitit “From Vienna to Tirana“, ku në fokus janë muzika dhe baleti austriak.

Si përmes punës së tij aktive në promovimin e kulturës dhe muzikës austriake, ashtu edhe në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve kulturore në Shqipëri me mbështetje nga Austria, maestro Zhani Ciko ka merita të mëdha të cilat vlerësohen lartë nga Presidenti Federal i Austrisë, përmes akordimit të Kryqit Austriak të Nderit për Shkencën dhe Artin.

KOMENTE