Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri. Rritni sigurinë tuaj personale
English

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri. Rritni sigurinë tuaj personale

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri nëpërmjet një komunikimi zyrtar në faqen e saj të internetit, ka shprehur shqetësimin për shpërthimet që po bëhen kohët e fundit në Shqipëri, dhe u kërkon shtetasve të saj, që jetojnë në Republikën e Shqipërisë, që të kenë kujdes kur ti parkojnë makinat.

Rritja e rasteve të shpërthimit të eksplozivit në makinat e disa shtetasve shqiptarë ka bërë që Ambasada Amerikane të japë alarmin për shtetasit e vet.

Ndër të tjera në njoftimin për shtyp shkruhet:

“Ambasada e SHBA-ve u tërheq vëmendjen qytetarëve amerikanë për rritjen e rasteve të përdorimit të eksplozivit me qëllim shkatërrimin e pronës kundër individëve në Shqipëri. Kryesisht viktimat janë përfshirë në konflikte personale ose çështje biznesi. Në shumicën e rasteve objekt i shpërthimeve janë makinat e papërdorura. Shtimi i përdorimit të këtyre pajisjeve ka rritur shqetësimin tek shumë rezidentë. Personeli i Ambasadës së SHBA-ve është udhëzuar të tregohet i kujdesshëm kur parkojnë makinat në vendet e parkimit publik dhe të rrisin sigurinë”.

Ambasada i këshillon shtetasit amerikanë që të informohen nga mediat në vend mbi rastet e ndodhura, të jenë më tepër vigjilentë dhe të rrisin sigurinë e tyre personale raporton shekulli online.

KOMENTE