Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Amerikanët po heqin dorë prej pashaportës. Pse
English

Amerikanët po heqin dorë prej pashaportës. Pse

Në një kohë kur shumë të huaj ëndërrojnë të kenë një pasaportë amerikane, vetë amerikanët po heqin dorë prej saj.

Të dhënat për vitin 2013 tregojnë se 1131 persona lanë pasaportën amerikane, shifër modeste, por alarmante po të krahasohet me vitin 2012, kur vetëm 181 të tillë hoqën dorë nga shtetësia amerikane, dhe të mendosh që 2013 ende nuk është mbyllur.

Lista emërore me personat që kanë hequr dorë nga shtetësia amerikane u publikua nga Regjistri Federal, por pa dhënë asnjë arsye se përse kjo shifër është rritur në nivele të tilla.

Arsyeja kryesore duket se janë taksat. Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend në botë ku që taton taton shtetasit e saj, jo vetëm brenda territorit, por kudo që ata ndodhen nëpër botë. Megjithatë, ky rregull qendron prej vitesh dhe nuk kishte rezultuar problematik.

Problemi qendron diku tjetër. Bëhet fjalë për FATCA (Foreign Accounts Tax Compliance Act) një ligj që hyn në fuqi nga 1 korriku i 2014-ës. Ky ligj u kërkon të gjitha institucioneve në mbarë botë që të raportojnë direkt tek Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave për personat që kanë në llogaritë e tyre më shumë se 50 mijë dollarë.

Nëse bankat apo institucionet nuk bashkëpunojnë për këtë, SHBA mund të bllokojë 30 përqind të dividentëve dhe normave të interesit si formë penalizimi për to.

Kjo shihet gjërësisht si një përpjekje e autoriteteve amerikane për të grumbulluar 100 miliard dollarë taksa të prapambetura nga shtetasit e saj që jetojnë nëpër botë, shkruan e përditshmja top Channel online.

KOMENTE