English

Rrufeja godet shkollën në fshatin Mbrostar në Fier

Shirat e sotëm janë shoqëruar edhe me shkarkime rrufesh.
Në fshatin Mbrostar Ura në Fier një rrufe mësohet se ka rënë në shkollën 9-vjeçare, duke shkaktuar dëme materiale dhe për fat të mirë asnjë dëmtin në njerëz.

Mësohet se nxënësit janë trembur dhe janë alarmuar, por edhe mësuesit. Nga shkarkimi i rrufesë janë djegur përcjellësit e energjisë elektrike. Ndërsa është shembur dhe një pjesë e vogël e murit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe një zjarrfikëse, ndërsa u pezullua mësimi për ditën e sotme.

KOMENTE