Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbuloni nëse jeni prekur nga myku në gojë. Shumë e thjeshtë
English

Zbuloni nëse jeni prekur nga myku në gojë. Shumë e thjeshtë

Infeksion maja është një problem i madh shëndetësor dhe mjaft i zakonshëm i cili ndodh për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të kërpudhave të njohura si Candida ose maja në trupin e njeriut. Problemi kryesisht ndodh në gratë në zonën vaginale. Megjithatë, ajo mund të ndodhë edhe në meshkuj. Përveç zonës vaginale, ky problem mund të ndodhë edhe në gojë.


Candida albicans është një tip myku që është i pranishëm tek të gjithë. Nëse gjendet në sasi të vogla është e parrezikshme, por, kur shtohet në mënyrë drastike kjo mund të ketë pasoja për shëndetin.

Në një trup të shëndetshëm Candida albicans mbahet nën kontroll nga ato të ashtuquajturat bakterie të mira. Mjekët theksojnë se përdorimi jo i duhur i antibiotikëve mund të jetë një nga shkaqet që asgjësojnë bakteriet e mira, duke lejuar shtimin e mykut. Candida shtohet kur konsumojmë shumë sheqer, karbohidrate, ushqime që përmbajnë maja, si uthulla, birra, buka etj.

Kur sistemi ynë imunitar punon si duhet sasia e Candida-s në trup mbahet e ekuilibruar. Kur sistemi ynë imunitar nuk funksionon si duhet, ose ekzistojnë faktorë të tjerë si konsumimi i lartë i sheqerit dhe karbohidrateve, Candida mund të shtohet përtej normales duke dhënë simptomat e mëposhtme:

- Dhembje të shpeshta stomaku dhe probleme me tretjen

- Probleme me lëkurën (infeksione lëkure, ekzemë, psorasis, akne)

- Vështirësi në përqendrim dhe konfuzion

- Ndjenjë e vazhdueshme lodhjeje

- Ankth

- Luhatje humori

- Zemërim dhe Nervozizëm

- Dhimbje koke

- Dhimbje mesi

- Shtim i dëshirës për të konsumuar sheqerna, ëmbëlsira ose bukë

- Irritime të lëkurës etj

Infeksioni Candida është i vështirë për t'u diagnostikuar pasi kërpudhat janë të pranishme tek të gjithë ne.

Analiza më e thjeshtë dhe tepër praktike që zbulon nëse jeni prekur nga myku.

Në një gotë me ujë të pastër hidhni pak pështymë në mëngjes pa bërë tualetin e gojës. Lereni gotën në qetësi dhe kontrollojeni here pas herë çdo 15 minuta deri në 1-2 orë. Nese ju shikoni pamjen si në figurën në krah, atëherë ju jeni i prekur nga myku i gojës.

KOMENTE