Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Erisa Spiropali, Briseida Shehaj, Kamelja Vojka, Ardit Çela emrat e rinj që marrin poste në detyra të rëndësishme
English

Erisa Spiropali, Briseida Shehaj, Kamelja Vojka, Ardit Çela emrat e rinj që marrin poste në detyra të rëndësishme

Erisa Spiropali emërohet si e para femër që mban këtë post, Drejtoreshë të Përgjithshme të Doganave.

Spiropali do të zëvendësojë në këtë post, Flamur Gjymishkën duke u bërë e para femër që mban këtë post në Shqipëri.

Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve është emëruar, Briseida Shehaj.

Po sot, Rama ka emëruar, Artan Lamen, drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale pas lirimit nga detyra të Ardian Kollozit.

Kurse Kamelja Vojka është emëruar Drejtoreshë e Shërbimeve Qeveritare duke zëvendësuar Elsa Meksin. Vojka ka punuar në Kuvendin e Shqipërisë, në nivelin e specialistes por u shkarkua disa muaj më parë nga Jozefina Topalli.

Në emërimet e tjera të reja, në krye të Postës Shqiptare është emëruar Ardit Çela duke zëvendësuar kështu Arqile Gorean.

KOMENTE