Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Financave: Bizneset të aplikojnë për të marrë paratë që qeveria i ka borxh
English

Ministria e Financave: Bizneset të aplikojnë për të marrë paratë që qeveria i ka borxh

Një dritë jeshile u ndez për të gjitha bizneset private të cilat kanë bërë punën për llogari të shtetit por nuk janë shlyer për shkak se nuk kishte mundësi shlyerje financiare për momentin.

Tashmë të gjitha bizneset që kanë kryer punë për llogari të qeverisë dhe nuk janë paguar duhet të aplikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave për të marrë paratë. Bëhet fjalë për borxhet e akumuluara nga vitit 2005 deri të tani, të cilat arrijnë deri në 400 milionë dollarë.

Ministria e Financave do të grumbullojë të dhënat nga kompanitë që nuk janë pashlyer nga buxheti i shtetit. Me anë të një udhëzimi të posaçëm, dikasteri i financave bën të ditur se të gjitha kompanitë, të cilat pretendojnë se kanë kryer punë apo shërbime publike dhe nuk janë paguar duhet të regjistrohen pranë Ministrisë së Financave.

Duke nisur nga data 2 tetor do të bëhet i mundur plotësimi on-line i dosjes nga firmat private, që pretendojnë se buxheti i shtetit u ka detyrime të papaguara.

Sipas këtij njoftimi, formati i plotësimit të dosjes do të jetë në exel dhe shumë lehtë i realizueshëm mjafton që të ndiqen veprimet e rekomanduara si shkarkimi i dokumentit në Excel, plotësimi me informacionin e nevojshëm dhe ngarkimi i dokumenti të plotësuar, në faqe të këtij dikasteri.

Sipas njoftimit, ftohen të gjitha subjektet private të plotësojnë dokumentin, ndërkohë që sqarohet se çdo e dhënë e ngarkuar në dosje do të verifikohet. Afati i aplikimit zgjat deri më datë 20 tetor.

Këto të dhëna do të ballafaqohen me të dhënat që janë trashëguar nga qeveria e shkuar dhe pasi të dalë fatura e saktë e detyrimeve ndaj biznesit do të hartohet edhe një grafik për shlyerjen e tyre.

KOMENTE