Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarja 113 vjeç pretendon të futet në Guinness (VIDEO)
English

Shqiptarja 113 vjeç pretendon të futet në Guinness (VIDEO)

Marsin e kaluar ajo mbushi 113 vjeç. Gjela Mhilli me një memorie për t’u pasur zili dhe shëndet mjaft të mirë, është e rrethuar nga mbi 100 nipër e mbesa.

Me një jetë të gjatë shekullore, Gjela ofron mjaft histori që nisin që prej kohës të Mbretit Zog. Rrugëtimi i gjatë i saj në jetë, natyrisht që është shoqëruar me një dietë të fortë ushqimi, ku nga më të preferuarat e saj janë perimet.

Natyrisht sëmundjet kanë prekur edhe gruan e moçme, por gjatë gjithë jetës së saj vizitat tek mjeku ajo i numëron me gishtat e dorës. Kjo pasi 113-vjeçarja ka gjetur “sekretit” që e mbron nga sëmundjet. Mbështjellja me leshin e deleve në verë, sjell imunitet ndaj sëmundjeve gjatë dimrit.

Djali i vogël i Gjelës është Xhevalini 72 vjeç, i cili tregon disa detaje mbi jetën e gjatë të nënës së tij. Gjela Mhilli është banore në fshatin Tarzh në Mirditë, zonë ku ka jetuar për 113 vite me radhë, raporton “Ora Neës”.

Shëndeti mjaft i mirë që gëzon dhe mosha qe ka mbi supe shumë shpejt mund ta bëjnë 113-vjeçaren pjesë të librit të rekordeve Guinness, shkruan "shekulli" ku rekordi mbahet nga italo-amerikania, Dina Manfredini, e cila ndërroi jetë para një viti në moshën 115-vjeçare. Mosha më e lartë e një njeriu është mbajtur nga francezja Zhan Luiz Kalma, 122 vjeç e 164 ditë.
1904

KOMENTE