Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tony Blair: një erë e re dhe një Shqipëri ka hyrë në një rrugëtim ndryshimi
English

Tony Blair: një erë e re dhe një Shqipëri ka hyrë në një rrugëtim ndryshimi

Pas rreth një dekade, ish-kryeministri britanik Tony Blair po qëndron në Tiranë, ku sipas tij ka gjetur një kryeqytet ndryshe dhe me aspirata të mëdha drejt të ardhmes europiane.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp, ish-kryeministri britanik Tony Blair është shprehur se sëbashku me qeverinë shqiptare do të punojë për ta çuar Shqipërinë drejt së ardhmes.

“Jam këtu sepse besoj në këtë vend tek ky popull dhe vizioni i progresit që është përcaktuar për të. Ideja e orientimit në BE është mjaft e rëndësishme. Është një perskeptivë mjaft e mirë. Është një mundësi shumë e mirë bashkëpunimi që do të krijoni me vendet e rajonit. Ajo që është e rëndësishme për një qeveri, sidomos në mandatin e saj të parë është që të realizojë ato gjëra që prekin gjërat e përditshme të njerezve n ëkëtë vend. Ajo që donim të bënim është të punojmë së bashku me Bankën Botërore të realizojmë projektin: Të kthejmë vizionin e objektivat në gjëra të prekshme. Sfidë e qeverisë është që gjërat të bëhen. Vizionet për infrastrukturën, energjinë nga vizioni të kthehen në objektiva” tha Blair.

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama theksoi se ish-Kryeministri Tony Blair është në shërbimin e shqiptarëve, personalisht, tërësisht vullnetarisht.

"Ne kemi nisur diskutimin me kryeministrin Blair dhe me Bankën Botërore për të percaktuar prioritetet afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata jo thjesht ne funksion te asaj qe ne si qeveri kemi parashtruar ne programin tone, por edhe ne funksion te nje bashkerendimi", u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar vlerësoi kontributin e Blair, por edhe të ish-presidentit amerikan Bill Clinton për Kosovën, duke theksuar kontributin e jashtëzakonshëm, jo vetëm për të rikthimin në vend të një të drejte të mohuar prej dekadash, por edhe për vendosjen e një paqeje dhe stabiliteti në rajon.
“Duke parë sot të ringjiste shkallët e kësaj godine nuk mund të mos ndihesha shumë krenar që nga liderishipi i tij jo vetëm që fituam diçka shumë të madhe falë mbështetjes së SHBA e Clinton krah për krah me Blair, por dhe Shqipëria ka fituar një mik të madh”, tha Rama.
Ky është takimi i dytë brenda pak ditësh mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Gjatë vizitës së tij në SHBA, Rama u takua me Blari ku diskutoi për sfidat dhe prioritetet e qeverisë së re.

KOMENTE