English

Aloe Vera. Parashikuesit e tregut e klasifikojnë si bimën më të suksesshme në treg. Përfitimet

Verën e sivjetshme pija më e suksesshme e vitit ishte lëngu i arrës së kokosit sidomos i freskët kur ajo është akoma jeshile.

Por duket se jo më pak në konkurrencë është vënë pija super e shëndetshme dhe mjaft energjike që përmban një sërë vitaminash tepër jetësore për organizmin.

Aloe Vera, është ajo që parashikuesit e tregut shprehen se do të jetë e para për viton që po vjen.

Ajo shquhet për vetitë e saj për forcimin e sistemit imun, madje dhe humbjen në peshë dhe uljen e kolesterolit ku një gllënjkë e vetme bën mrekulli.

Aloe Vera përmban një numër të madh të vitaminave përfshirë A, C, E, acid folik, B1, B2, B3, B6 dhe është një nga bimët më të pakta që përmban vitaminë B12, e cila ndihmon trurin dhe funksionin e sistemit nervor.
Ajo është gjithashtu e pasur me minerale, që përmban kalcium, magnez, zink, selen, krom, natriumi, hekuri dhe kalium, si dhe duke u mbushur me aminoacidet e yndyrshme - të gjitha të dobishme në luftimin e sëmudnjeve.

KOMENTE