Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flamuri shqiptar dhe ai turk do të qëndrojnë gjithmonë së bashku (VIDEO)
English

Flamuri shqiptar dhe ai turk do të qëndrojnë gjithmonë së bashku (VIDEO)

Qëndrimi i diplomacisë shqiptare për ta listuar Turqinë si një partner strategjik shumë shpejt do të konkretizohet përmes nënshkrimit të dokumentit të këtij projekti. Një fakt të tillë e kanë konfirmuar dy Ministrat e Jashtëm, ai turk dhe shqiptar, në konferencën e përbashkët pas takimit mes tyre në Minstrinë e Jashtme. Ndërsa shprehu kënaqësinë që ishte Ministri i parë që viziton Shqipërinë pas krijimit të qeverisë së re, Ahmed Davotglu, tha se Turqia dhe Shqipëria do të njohin një nivel të ri bashkëpunimi që do të shoqërohet dhe me mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive.

Davutoglu theksoi se ai gjendet në Shqipëri për hartimin e dokumentit të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“Të dy këto flamur të dy vendeve mike, do të jenë gjithnjë bashkë”, u shpreh ministri turk. “Megjithëse vendet tona nuk kanë kufij të përbashkët shtetëror, ne gjithnjë e kemi trajtuar Shqipërinë si një vend fqinj. Suksesi i Shqipërisë do të jetë edhe sukses i Turqisë.”

Nga ana e tij, Bushati e vlerësoi Turqinë si një partner shumë të rëndësishëm për vendin tonë, ndërsa shtoi se bashkëpunimi do të formalizohet më tej në mekanizma që të kenë efekt tek qytetarët dhe marrëdhëniet me vendet e rajonit.

Ndërkaq Ministri Bushati tha se bashkepunimi ne nje nivel te ri mes Shqiperise dhe Turqise, konsiston në partneritet dhe mbeshtetje edhe ne kuader te zhvillimit te rajonit. Bushati theksoi gjithashtu, se ka kërkuar mbështetjen e qeverisë turke për përfshirjen e Kosovës në projektin TAP.

“Dokumenti që do formalizohet së shpejti dhe që do jetë në Ministritë e Jashtme të dy vendeve do të formalizojë këtë bashkëpunim në fusha jo thejsht të interesit të ndërsjelltë, por një dokument i partneritetit strategjik që bashkohet në vlerat e përbashkëta të rajonit.Shpreh falenderimet në emër të qeverisë shqiptare për atë turke në të gjitha përpjekjet për projektin TAP. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për projektet TAP e IAP që si shikojmë vetëm si projekte të energjisë por dhe si projekte të paqes në rajon. I kërkuam mbështetjen e qeverisë turke për përfshirjen e Kosovës në TAP. Vlerësuam rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të NATO, gjej rastin të falenderoj kryeministrin Erdogan në mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në anëtarësimin në NATO dhe gjitha projektet e tjera ushtarake. Turqia ka luajtur një rol stabilizues, paqësues dhe demokratik në rajon, posaçërisht vlerësoj rolin e qeverisë turke në njohjen dhe konsolidimin e proçesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Jemi në një sintoni të plotë sa i përket qasjes së politikës rajonale për gjithëpërfshirje. Rajoni dhe vendet e rajonit kanë nevojë për një bashkëpunim më të formuar më njera-tjetrën.Kjo pasuri gjeografike duhet pasuruar.Patëm një dakordësi të plotë për mbështetjen e ndërsjelltë që do japim për nisma të caktuara në komunitetet ndërkombëtare” tha Bushati.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati nuk pranoi të komentonte deklaratat e Berishës dhe Topallit sa i takon ndryshimeve në politikat e jashtme të vendit. Ai tha se për këtë çështje do të diskutohet në komisionin parlamentar për marrëdhëniet me jashtë.

Po ditën e sotme, në orën 10:00 ministri i Jashtëm turk do të takohet me kryeministrin Rama.Në orën 10:30 do të pritet nga kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe në orën 11:30 minuta do të pritet nga presidenti Bujar Nishani.

1907

KOMENTE