Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëri-Zvicër. Shqiponja do të fluturojë sot në stadiumin Qemal Stafa
English

Shqipëri-Zvicër. Shqiponja do të fluturojë sot në stadiumin "Qemal Stafa"

Sot do të jetë një mbrëmje e madhe për kombëtaren kuq e zi. Ajo do të ndeshet me ekipin zviceran duke luajtur ndeshjen e parafundit të eleminatoreve të Brazil 2014.
Stadiumi “Qemal Stafa” do të presë për herë të fundit djemtë kuqezi pasi nuk do të zhvillohen më ndeshje të kombëtares në këtë stadium.
Por të gjithë tifozët dhe teleshikuesit do të shohin diçka interesante para fillimit të ndeshjes që do të ndodhë në stadium.

Huan Bernabe ishte në stadiumin “Qemal Stafa” dje në mbrëmje dhe po shqyrtonte edhe një herë kushtet në të cilat do të fluturojë shqiponja e tij përpara ndeshjes Shqipëri-Zvicër.

Gjatë një interviste ai tha se është shumë emocionuese, por edhe i vështirë momenti kur shqiponja do të ngrihet në fluturim.

Huan, si lindi ideja që të vinit në Shqipëri?

Igli Tare dhe Lorik Cana ishin ata që u mahnitën kur e panë në “Olimpico” dhe e hodhën këtë ide edhe për fluturimin në Tiranë. Unë e pranova me kënaqësi këtë. I falënderoj të dy ata, por edhe drejtorin e stadiumit që po na mundëson të stërvitim shpendin.
Deri tani mes tyre të dyja kombëtaret kanë zhvilluar 5 ndeshje ku 4 janë fituar nga zvicerianët ndërsa ka barazuar vetëm 1.

Trajneri De Biazi dje ka zhvilluar një konferencë për shtyp ku nuk ka lënë të kuptohet shumë për formacionin që do të hedh në fushën e lojës. Italiani do të luaj me skemën 4-1-4-1. Në portë i sigurt është Berisha, në mbrojtje do të riktheht Agolli, ndërsa në qendër do të luajnë më në fund së bashku Mavraj dhe Berisha, ndërsa nga e djathta do të jetë Lila. Përpara mbrojtjes do të jetë Bulku, ndërsa katërshja e mesfushës Abrashi, Kaçe, Rama dhe Gashi do të mbështesin sulmuesin e vetëm Hamdi Salihi.

Nga ana tjetër skuadra helvete pritet të luaj me një skemë sulmuese 4-2-3-1. Në portë do të jetë Benalio, në mbrotje, Rodriguez, Xhoru, Von Bergen, Lang. Në mesfusshë do të luajnë Inler dhe Behrami përpara mbrojtjes ndërsa treshja Shqiri, Xhaka dhe Stoker do të mbështesin Seferoviç. Ndeshja pritet të shoqërohet nga një kohë me shi duke e bërë më të vëshitrë misionin e spektaklit. Arbitri i takimit do të jetë portugezi i mirënjohur, Pedro Proença.
Kompanitë e basteve e kanë cilësuar si favorite Kombëtaren e Zvicrës. Koeficienti që skuadra e Otmar Hicfeldit të marr tre pikët në “Qemal Stafa” është 1.75. Ndërkohë, triumfi i ekipit të Xhani De Biazit varion nga 4.20 deri në 5. Sa i përket një barazimi të mundshëm, ai kuotohet me 3.20 deri në 3.60. Këto shifra tregojnë qartë supremacinë e helvetëve në letër, por gjithsesi këto janë vetëm koeficiente.
Shqipëria ka ende shanse për të zënë një vend të dytë i cili do të thotë edhe “playoff” për Kupën e Botës. Natyrisht dy humbjet e fundit e kanë komplikuar shumë renditjen e kuqezinjve, por gjithsesi ka ende shpresa, ndonëse thjesht matematikore.
Shqipëria duhet të fitojë të dyja ndeshjet e veta dhe të shkojë 16 pikë. Duhet që Qipro të ndalë Islandën në takimin e sotëm dhe Norvegjia të mundë Slloveninë. Ndërsa në takimet e fundit në grup do duhet që Norvegjia të ndalë, por vetëm në barazim Islandën, ndërsa Zvicra të mundë Slloveninë. Në pamje të parë nuk duken rezultate të paarritshme, ndaj le të presim…shpresa vdes e fundit.

KOMENTE