Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festa e Kurban Bajramit mbledh të gjithë madje dhe politikanët në urimin e përbashkët
English

Festa e Kurban Bajramit mbledh të gjithë madje dhe politikanët në urimin e përbashkët

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Edhe në Tiranë mijëra besimtarë myslimanë, ashtu si çdo vit, nisën kremtimet që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit të Kurban Bajramit nën shi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” .
Në faljen e namazit kreu i komunitetit mysliman shqiptar, Selim Muçai cili përcolli urimin e rastit. Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit te Zoti dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes.

Po sot në këtë ditë të madhe kryeministri Edi Rama, siguron besimtarët myslimanë për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë.

Këto deklarata, Rama i bëri sot pas vizitës së tij në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Duke iu uruar gjithë besimtarëve, myslimanë begati dhe sa më shumë harmoni në familjet e tyre, kryeministri i vendit deklaroi se për projektin e xhamisë së madhe, ai së bashku me familjen e tij, do të vendoset në radhët e donatorëve të parë për ndërtimin e tempullit të madh, siç e quajti Rama.

Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta kërkoi më shumë solodaritet dhe bashkim mes shqiptarëve.

“Uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar kurban Bajramin. Më shumë solidarit me njëri tjetrin dhe sidomos me atë që jetojnë në kushte të vështira, më shumë përfshirje dhe më shumë bashkim” tha Meta.

Ndërsa kreu i opozitës dhe njëherësh edhe kreu i bashkisë Lulzim Basha pasi ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit theksoi se aktet e mira e bëjnë një shoqëri më të mirë.
“Çdo besimtari myslimanë në shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe të gjithë shqiptarëve kudo në botë dua t`u uroj gëzuar Kurban Bajramin. Kjo ditë sjelltë sa më shumë gëzim, hare, shëndet dhe harmoni, për secilin prej jush, dhe për çdo shqiptar. Kjo është një ditë ku kremtohet dashuria për zotin dhe njëri-tjetrin, si një forcë më e madhe se dashuria për vetveten. Si kjo ditë duhet të kujtojmë, se janë aktet e mira jo me qëllim pëfitimi personal por për familjen, miqtë, shoqërinë dhe mbarë vendin. Dua të falenderoj me këtë rast të gjithë besimtarët, imamët dhe klerin që bënë të mundur kremtimin e kësaj feste edhe në kushte jo të mira moti ” ka theksuar Basha.

Por urimin e tij nuk e ka lënë pa thënë përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri Berisha.
“Gëzuar Bajramin, ditën e madhe të sakrificës së njeriut për zotin, për të mirën! Uroj që Zoti të pranojë e të shndërrojë sakrificën tonë në mirësi, shëndet, lumturi dhe suksese për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre!” shkruan Berisha.

KOMENTE