Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes në Korçë foshnja 12 ditëshe
English

Vdes në Korçë foshnja 12 ditëshe

Një familje rome në qytetin e Korçës akuzon mjekët për vdekjen e foshnjës së tyre vetëm 12-ditëshe, për shkak të një problemi në zemër, që sipas tyre nuk ishte konstatuar nga mjekët e spitalit.

Gjyshja e foshnjës që ka humbur jetën, Alide Nurka, tregon se vajza e saj kishte sjellë në jetë një fëmijë, 12 ditë më parë në maternitetin e Korçës dhe mjekët e kishin siguruar se foshnja gëzonte shëndet të plotë. Por sipas gjyshes, foshnja vdiq në shtëpi pas 12 ditësh, për shkak të një problemi në zemër.

“S’na thanë që ishte me vrimë në zemër. Se prekën me dorë. Na thanë se lindja ishte normale dhe vajza doli pas pesë orësh nga materniteti bashkë me beben. Ishte fëmija i katërt i vajzës sime”,- shprehet Alide Nurka.

Sipas familjarëve, rezultati i autopsisë së foshnjës tregoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e insuficiencës kardiake.

Pak ditë më parë në Korçë, një çift të rinjsh akuzuan një mjek gjinekolog për moskonstatimin në kohë të vdekjes së foshnjës së tyre në barkun e nënës.

KOMENTE