Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha në Bruksel, për herë të parë si kreu i PD-së
English

Basha në Bruksel, për herë të parë si kreu i PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin, Christian Danielsson. Zoti Basha falënderoi Komisionin Europian, për rekomandimin për dhënien e statusit të vendit kandidat.

Zoti Danielsson ka vlerësuar përpjekjet e bëra gjatë mazhorancës së PD, për të përmbushur detyrimet për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe nënvizoi se duhet punë dhe përkushtim, për të përmbushur kushtet e vendosura për hapjen e negociatave. Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin, Christian Danielsson ka vlerësuar përkushtimin e opozitës, për të mbështetur procesin integrues të vendit.

Kryetari i PD ka garantuar Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin, Christian Danielsson, se opozita është e përkushtuar të bëjë gjithçka, për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësimin në BE. Duke folur për situatën aktuale politike në vend, z. Basha shprehu shqetësimin për shkeljen e kushtetutës dhe ligjeve, agresivitetin ndaj opozitës, fushatën e sulmeve ndaj presidentit të Republikës dhe institucioneve të pavarura: KLD, ILKDP, INSTAT, KQZ, etj nga mazhoranca.

Në takim, zoti Basha nënvizoi goditjen që mazhoranca i bëri konsensusit për ligjin e nëpunësit civil, përmes një akti antikushtetues normativ, duke nëpërkëmbur parimet e dialogut dhe gjithpërfshirjes. Emërimet në kundërshtim me ligjin, në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, ndërshkimi kolektiv i drejtorisë së krimit ekonomik, emërimet jo transparente dhe jo meritokratike në administrimin e financave dhe pasurive publike të shqiptarëve kanë qenë një tjetër temë e diskutimit, mes zotit Basha dhe zotit Danielsson.

“Qeveria çdo ditë po zëvendëson profesionistët në administratën publike, me militantë dhe emërime klienteliste, duke rënë ndesh me parimet e stabilitetit dhe vijimësisë, që nënvizohen në progres-raportin e Komisionit Europian”

Kryetari i opozitës, shprehu shqetësim për aktin normativ për buxhetin, si një akt të paligjshëm, pasi qeveria mund të marrë hua për të financuar investimet publike, por jo për të mbuluar rroga apo shpenzime operative. “Përmes aktit normativ, - theksoi zoti Basha, - i cili në mënyrë të paprecedentë ligjëron heqjen dorë nga qeveria të mbledhjes çdo muaj, të 80 milionë dollarëve më pak se parashikimi, pritet të përkeqësojë treguesit e zhvillimit ekonomik të vendit dhe të cënojë rëndë mirëqenien e çdo shqiptari”.

Po sot Kryetari i opozitës Lulzim Basha, do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane, i cili zhvillohet në Bruksel nën drejtimin e kryetarit në detyrë të PPE-së dhe kryetar i grupit të PPE-së në Parlamentin Europian, Joseph Daul.

Samiti i PPE-së, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian që do të mbahet në datat 24-25 tetor.

Në këtë Samit marrin pjesë personalitete të politikës europiane; si presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barosso, kryetarë shtetesh dhe qeverish dhe liderë të opozitës së partive të qendrës së djathtë nga vende të BE-së dhe atyre jo anëtare.

Kështu në samitin e PPE-ve marrin pjesë Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel, kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, kryeministri i Luksemburgut Jean – Claude Juncker, kryeministri i Suedisë Fredrik Reinfeldt, kryeministri i Polonisë Donald Tusk, kryeministri i Hungarisë Viktor Obran, kryeministri i Greqie Antonis Samaras, presidenti i Rumanisë Taraian Basescu, kryeministri i Letonise Valdis Dombrovskis, zëvendëskryeministri italian Angelino Alfano, zëvendëskancelari austriak Michael Spindelegger, kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski dhe udhëheqësit e opozitës Bojko Borisov nga Bullgaria, Janez Jansa nga Sllovenia, Andrius Kubilius nga Lituania, Jan Figel nga Sllovakia etj.

KOMENTE