English

Familja e vogëlushes Maria ka shumë gjasa të jetë bullgare. Pritet testi i ADN-së

Policia bullgare po pyet një çift rom, nëse Maria e vogël, e gjetur në një vendbanim rom në Greqi, është vajza e tyre e humbur apo jo.

Sipas të rejave të fundit, të ditës së sotme, çifti Sasha dhe Atanas Ruseva, mendohet të kenë tetë deri në dhjetë fëmijë dhe pesë prej tyre janë njëlloj si Maria e vogël, kanë të njëjtat tipare si ajo.

Zonja Ruseva aktualisht është në pritje të testit të ADN-së për të përcaktuar nëse vajza e vogël është e bija e saj.

Zbulimi i Marias në kampin e romëve u ka dhënë shpresë prindërve të fëmijëve të rrëmbyer, përfshirë çiftit Gerry dhe Kate McCann, për të gjetur të vegjlit.

Por dokumentet sugjerojnë se zonja Ruseva mund ta ketë larguar vajzën vetë, pasi rezulton që ajo të ketë mashtruar në dokumentet e regjistrimit, që do të thotë se e vogla nuk është regjistruar kurrë zyrtarisht.

Dokumente nga Lamia tregojnë se Ruseva e lindi vajzën më 31 janar 2009. Bëhet fjalë për të njëjtën datë të dhënë për ditëlindjen e Marias nga çifti i romëve që u arrestua më herët gjatë muajit.

Ruseva u përpoq ta regjistronte të bijën 10 ditë pas lindjes, ndërkohë që sipas një dokumenti ajo ka thënë se ishte beqare dhe se nuk e dinte se cili ishte babai i bebes.

Nga ana tjetër, mamaja e presupozuar që të jetë e ëma e Marias, u ka treguar fqinjëve të saj se e kishte shitur vajzën e vogël për 364 dollarë dhe se e kishte njohur Marian nga lajmet e publikuara për të gjatë kësaj jave.

Sipas televizionit publik “BNT” dhe radios “BNR”, çifti Ruseva janë nga qyteti Nikolaevo, që ndodhet në qendër të Bullgarisë.

Çifti grek, tek të cilët u gjet vajza e vogël 6-vjeçare, akuzohen për rrëmbimin e të miturës, por ata i kanë mohuar akuzat para gjyqit dhe kanë deklaruar se Maria e vogël iu është dhënë vullnetarisht nga prindërit e saj dhe se ata nuk e kanë rrëmbyer.

KOMENTE