English

Vritet shqiptari dhe varroset në oborr

Ngarje makabër. E vret me armë zjarri dhe më pas e varros në oborrin e shtëpisë.

Gjithçka është zbuluar nga policia greke e cial ka arrestuar 30-vjeçarin pasi ka vrarë me armë gjahu shqiptarin.

Ngjarja ka pasur si zanafillë shitblerjen e një makine. Viktima, 31-vjeçari shqiptar, i ka shitur grekut një makinë 2 200 euro. Shqiptari ka marrë 500 euro dhe pjesa tjetër i është premtuar se do t’i kthehej në një çast tjetër. Më 18 shtator, shqiptari ka shkuar të takojë shtetasin grek për t’i kërkuar paratë e prapambetura por ka marrë dy plumba në kokë.

Pas kësaj, ai e kishte mbështjellë trupin e viktimës me një batanije dhe kishte hapur një gropë pas banesës së tij. Aty kishte futur trupin e shqiptarit. Ndërsa makinës së shqiptarit i ishin bërë disa modifikime me qëllim që të mos identifikohej nga policia.

KOMENTE