Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flaka e Lojërave Olimpike Speciale 2013 ndizet dhe në presidencën shqiptare (VIDEO)
English

Flaka e Lojërave Olimpike Speciale 2013 ndizet dhe në presidencën shqiptare (VIDEO)

Sot, në Institucionin e Presidentit të Republikës u ndez flaka e Lojërave Olimpike Speciale. Kjo veprimtari organizohet për të pestin vit radhazi nga Olimpiku Special Shqiptar dhe Fondacioni Vodafone Albania, nën kujdesin e Presidentit të Republikës.

Lojërat Olimpike Speciale janë pjesë e një lëvizjeje sportive mbarëbotërore që synon të ofrojë mbështetje ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale, përmes integrimit në aktivitetet sociale e sportive.

“Besoj plotësisht tek shpirti juaj i garës, tek forca juaj, tek dëshira juaj, tek vullneti juaj, tek papërkulshmëria juaj. Që të gjithë ne kudo ku jemi, të gjithë shqiptarët kudo ku janë duhet që për asnjë çast të mos harrojmë, por dhe të motivohemi se;
Jeta është e bukur, prandaj njeriu ka ëndrra.
Jeta ka edhe mjaft vështirësi, prandaj njeriu është i fortë.
Fati është një sfidë, njeriu duhet të ndeshet me të.
Dhe, ju sot po përgatiteni të ndesheni në disiplina të ndryshme të sportit. Urime dhe fitore për të gjithë!”- përshëndeti të pranishmit Presidenti Nishani.

Në prani të Presidentit të Olimpikut Special Shqiptar, Ministres së Arsimit dhe Zv.ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Kreu i Shtetit apeloi ndërkohë gjithë shoqërinë shqiptare, institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile, mbi rëndësinë e madhe që ka vëmendja, angazhimi, përkushtimi, dhe mbi të gjitha dashuria ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Pas fjalës së Presidentit Nishani, në Presidencë u ndez flaka e Lojërave Olimpike Speciale. Në këto lojëra që do të zhvillohen për katër ditë deri më 29 tetor, do të marrin pjesë 330 persona dhe 14 skuadra nga i gjithë vendi, që do të garojnë në futboll, basketboll, ping-pong, atletikë dhe bowling.

1940

KOMENTE