English

Martohet djali më i gjatë në botë (FOTO)

Më në fund ai ka gjetur njeriun e ëndrave të tij.

Sultan Kosen, djali më i gjatë në botë pas takimeve të shumta me gra të ndryshme ka gjetur vajzën e ëndrave të tij Merve Dibo, ku në një ceremoni të thjeshtë martesore kanë vendosur kurorën e martesës.

Ai është shprehur se ishte tepër e vështirë të gjeja një grua për gjatësinë time por tani është i lumtur pasi ka gjetur vajzën e ëndrave edhe pse ajo është 1.75 m e gjatë.

Ai ka gjatësinë e duarve të tij 27.5cm
këmbët (shputat)36.5 centimetra
Veshjet e tij do të bëhen në porosi por ai është shprehur se dëshiron dhe një makinë të përshtatur në madhësinë e tij ku të udhëtojë me familjen që do të krijojë.

Sultan vuan nga një çrregullim të rralla të quajtur gjigantizmi i hipofizës , e cila shkakton që trupi i tij vazhdimisht të prodhojnë hormonin e rritjes.
Gjendja e tij besohet të jetë shkaktuar nga një tumor në gjëndrrën e hipofizës.
Mjekët menduan se ishte shëruar në vitin 2008 , kur ata hoqën tumorin , por ai vazhdoi të rritet me gjysmë inç në vit.

Tani mjekët thonë se ai ka ndalur rritjen e tij.
Sulltani u rrit normalisht derisa ai ishte dhjetë , por pastaj tumori solli këtë gjendje të tij.
Në familjen e tij janë të gjithë normalë.
Dasma e tij në qytetin jugor turk Mardin, do të sjellë edhe politikanë si mysafirë në dasmën e tij. .

KOMENTE