Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Unaza e re, ndan Tiranën si Mongolia me Kinën (VIDEO)
English

Unaza e re, ndan Tiranën si Mongolia me Kinën (VIDEO)

Erjon Braçe, deputeti socialist akuzon Bashkinë e Tiranës se pas projektit për zgjerimin e rrugës "Faik Konica" qëndrojnë interesat e klaneve të ndërtimit.

“Me një projekt komplet të panjohur, të pa bërë publik, të pakonsultuar me banorët e gjithë kësaj zone, Bashkia e Tiranës kërkon të ndërtojë një aks me 3 vija kalimi, dhe sic pretendojnë ata, edhe me troturar. Thelbi i gjithë këtij aksi që po duan të ndërtojnë është pikërisht të kthejë në shesh ndërtimi të gjithë hapësirën që shihni. Janë tre kulla në fillim të rrugës, në krah është një kullë akoma më masive, shtohet kulla tjetër që po e ndërton kompania Mane TCI. Ngjitur me të kanë ndërtuar një kullë po masive. Tani më thoni, ku the si mundet të ndërtohet?”, tha deputeti Braçe.

Sipas projektit të Bashkisë, rruga ekzistuese do të zgjerohet deri në 7 metra. Deputeti socialist thotë se bashkë me ndërtimet e reja projekti do të dëmtojë Parkun Kombëtar.

“Për shkak se rruga do të jetë shumë e gjërë, zgjerimi do të vazhdojë të goditet sërish parku. I gjithë brezi i pishave do të goditet dhe do të pritet. Tani më thoni, si ka mundësi që një Bashki që pretendon se mbron interesat e publikut, të godasë jo vetëm parkun, por edhe të shkatërrojë jetën e këtyre banorëve, thjesht me vetëm një interes, të kthejë në zonë ndërtimi majtas dhe djathtas dhe natyrisht t’i bëjë nderin e fundit kartelit të betonit që po betonizon të gjithë Tiranën”, shtoi zoti Braçe.

Në tabelën e projektit, Bashkia nuk ka bërë publike as vendimin e Këshillit Bashkiak dhe as lejen e ndërtimit për zgjerimin e rrugës, cka sipas deputeti socialist shton edhe më shumë dyshimet për një akt korruptiv.

Unaza e Re ndan banorët

Prej disa ditësh banorët në zonën e ish-kopshtit Botanik kanë dalë në protesta kundër Bashkisë së Tiranës. Në këtë zonë po ndërtohet Unaza e Re, e cila ndonëse e ndan lagjen mespërmes, nuk është shoqëruar me asnjë mbikalim apo nënkalim për banorët.
1943

KOMENTE