Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hasan S. Asan takim lamtumire me Ilir Metën
English

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hasan S. Asan takim lamtumire me Ilir Metën

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në takim lamtumire, Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, z. Hasan S. Aşan.

Kryetari i Kuvendit e vlerësoi punën katër vjeçare të Ambasadorit Aşan në Shqipëri si një kontribut të veçantë në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe i shprehu atij mirënjohjen për punën, përkushtimin dhe miqësinë që ka treguar ndaj Shqipërisë dhe popullit tonë.


Marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë të dy vendet po njohin një progres të gjithanshëm, u shpreh z. Meta, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së investimeve turke në Shqipëri në të ardhmen.

Ambasadori Aşan shprehu mirënjohjen e tij të thellë për miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë që ka gjetur nga të gjitha institucionet shqiptare, dhe në veçanti nga z. Meta gjatë katër viteve të kaluara, duke theksuar se Turqia do vazhdojë të jetë mbështetëse e fuqishme e Shqipërisë.

KOMENTE