English

Bode-Koçit: Ore ti i ke trutë në vend (VIDEO)

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ka vendosur të heqë bonuset për transportin për zyrtarët. Por ky vendim është shoqëruar me debat mes mazhorancës dhe opozitës, ku këta të fundit e kanë kundërshtuar këtë vendim raporton shekulli online.

Me këtë veprim, qeveria synon të kursejë 165 milionë lekë në vit dhe 20 milionë për tri muajt e mbetur të vitit. Vendimi bën fjalë për drejtuesit e bashkive dhe komunave, gjyqtarët, prokurorët, funksionarët e sistemit ushtarak dhe policor, si dhe titullarët e disa institucioneve qendrore dhe të pavarura, si dhe universiteteve.

Debati

Ervin Koçi: Synimi i projektligjit është ofrimi i shërbimit të transportit për funksionarët publik, duke shfrytëzuar mjete në dispozicion të institucioneve. Kjo masë do t’i kursej buxhetit të shtetit 165 milionë lekë të reja në vit.

Ridvan Bode: Nuk keni për të kursyer gjë, se vetë e thoni në relacion, që këta funksionarë publik me përjashtim të deputetëve, të gjithë të tjerëve që ju hiqen bonuset do të trajtohen me makina me shërbime nga vetë dikasteret. Kjo është nuk kursim, por mbishpenzim.

Edmond Spaho: Për të qëndruar shtrembër dhe për të folur drejt, kryeministri mund të mos i kishte bërë ato shpenzimet për kryeministrinë, sepse e gjeti fare mirë kryeministrinë, për të punuar aty. Ato para që janë disa herë më shumë, se këto kursime që sjell ky projektligj t’i kishte kaluar në të tjera vendime.

Pjerin Nderu: Në mungesë të argumentit, me shpenzimet marramendëse që keni bo, i quaj qesharake disa kursime, sado të vogla të jenë, modeste, por që duhen sepse e keni lënë zero. Dhe ju mundoheni të shisni një përmirësim kushtesh në kryeministri, që s’ka lidhje fare me buxhetin e shtetit.

Ridvan Bode: A e di ti që në 3-mujorin e fundit atë që kini programuar është një ulje, në krahasim me vitin e kaluar, me paktin e vitit të kaluar prej 8 për qind.

Ervin Koçi: Jo, jo gënjen

Ridvan Bode: Po gënjen ti ore, mos më thuaj mua gënjen kokërrotë. Mos më thuaj mua gënjen unë të të jap shifrat.

Ervin Koçi: Jo, jo s’është e vërtetë fare

Ridvan Bode: Ore ti i ke trutë në vend
1945

KOMENTE