Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luan ruletë ruse me miqtë e tij . Shqiptari plagos veten dhe ndodhet në koma në spital
English

Luan "ruletë ruse" me miqtë e tij . Shqiptari plagos veten dhe ndodhet në koma në spital

I ka drejtuar armën në fillim shokut dhe ka tërhequr këmbëzën. Ka shkuar bosh. I ka drejtuar armën vetes e ka tërhequr sërish këmbëzën. Këtë radhë arma ka qëlluar, duke e plagosur rëndë.

Sipas karabinierëve që po hetojnë kjo ka ngjarë pak a shumë me Amarildo Mehmetin, 20 vjeç, mëngjesin e djeshëm kur ka luajtur me “ruletë ruse” me një mik të tij, në sy edhe të dy vajzave, që të gjithë shqiptarë.

Karabinierët e kanë gjetur që dergjej përdhe në sallon të një apartamenti në rrugën Alfani në qendrën historike të Firences. Pranë tij, edhe pistoleta kalibër 38 me të cilën ishte plagosur në tëmth. Mehmeti është çuar fillimisht në spitalin Santa Maria Nuova e më pas në Careggi ku mbahet në koma farmakologjike e po lufton mes jetës e vdekjes. Ka një plagë të thellë në kokë, ku me anë të TAC-ut mjekët kanë dalluar se ka disa pjesë të vogla të gëzhojës.

Karabinierët kanë mbërritur në apartament pas alarmit të dhënë nga shitësit në zonë që kanë ndier të shtënën. Nga hetimet e para është zbuluar se Mehmeti ka qenë në shtëpi me tre shqiptarë të tjerë, dy vajza, që kërkohen akoma dhe një burrë, disa vjet më i madh, që është ndaluar brenda pak orësh. Ai ka konfirmuar se ishte i pranishëm në apartament kur Mehmeti ka qëlluar veten. Sipas dëshmisë së tij, Mehmeti fillimisht ia ka drejtuar pistoletën shokut e më pas vetes, sipas lojës të ruletës ruse. Hetuesit mendojnë se të rinjtë kanë qenë të dehur kur kanë nisur “lojën”, hipotezë e mbështetur edhe nga disa të njohur të tyre që u kanë treguar forcave të rendit se 20-vjeçari Mehmeti kishte kaluar natën në lokale, bashkë me tre miqtë e tij.

Nga kontrollet ka rezultuar se revolveri i përdorur për “lojën” është vjedhur në një banesë në dhjetor 2011, për këtë arsye, Mehmeti edhe pse në spital duhet konsideruar i arrestuar për mbajtje pa leje të një arme të vjedhur. /Shqiptari i Italisë/

KOMENTE