English

Operacioni "Fund Marrezise". Subjektet që janë bllokuar në të gjithë Shqipërinë

Operacioni “Fund Marrëzisë”, i zhvilluar që prej datës 14 tetor, po vijon me intensitet në të gjithë vendin. Në kuadër të këtij operacioni, deri në këto momente:

- Janë të bllokuara 387 subjekte

- Janë kontrolluar 1181 subjekte

- Janë proceduar penalisht 398 subjekte

- Janë proceduar 397 persona

- Janë sekuestruar 2315 makineri lojëra fati e pajisje

- Janë sekuestruar 171 kompjuter dhe 504 monitor (televizorë) në subjektet e pikave të basteve.


Në qarkun Tiranë: janë të bllokuar 216 subjekte, janë kontrolluar 192 subjekte, janë proceduar penalisht 107 subjekte dhe 105 persona, janë sekuestruar 943 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 41 kompjuter e 132 monitor.

Në Qarkun Durrës: janë të bllokuar 18 subjekte, janë kontrolluar 94 subjekte, janë proceduar penalisht 25 subjekte dhe 25 persona, janë sekuestruar 206 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 14 kompjuter e 25 monitor.

Në Qarkun Lezhë: janë të bllokuar 41 subjekte, janë kontrolluar 38 subjekte, janë proceduar penalisht 27 subjekte dhe 27 persona, janë sekuestruar 152 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 6 kompjuter e 25 monitor.

Në Qarkun Shkodër: janë të bllokuar 4 subjekte, janë kontrolluar 83 subjekte, janë proceduar penalisht 21 subjekte dhe 21 persona, janë sekuestruar 80 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 19 kompjuter e 74 monitor.

Në Qarkun Kukës: janë të bllokuar 2 subjekte, janë kontrolluar 24 subjekte, janë proceduar penalisht 16 subjekte dhe 17 persona, janë sekuestruar 84 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 9 kompjuter e 24 monitor.

Në Qarkun Dibër: janë kontrolluar 42 subjekte, janë proceduar 23 subjekte dhe 23 persona, si dhe janë sekuestruar 104 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 10 kompjuter e 22 monitor.

Në Qarkun Elbasan: janë të bllokuar 35 subjekte, janë kontrolluar 145 subjekte, janë proceduar 35 subjekte dhe 35 persona, janë sekuestruar 109 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 15 kompjuter dhe 62 monitor.

Në Qarkun Korçë: është bllokuar 1 subjekt, janë kontrolluar 64 subjekte, janë proceduar 17 subjekte dhe 17 persona, janë sekuestruar 94 pajisje lojëra fati.

Në Qarkun Berat: janë kontrolluar 122 subjekte, janë proceduar 41 subjekte dhe 42 persona, janë sekuestruar 84 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 26 kompjuter dhe 28 monitor.

Në Qarkun Fier: janë të bllokuar 4 subjekte, janë kontrolluar 198 subjekte, janë proceduar 45 subjekte dhe 44 persona, janë sekuestruar 225 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 11 kompjuter dhe 52 monitor.

Në Qarkun Gjirokastër: janë kontrolluar 89 subjekte, janë proceduar 15 subjekt dhe 15 persona, janë sekuestruar 132 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 8 kompjuter dhe 24 monitor.

Në Qarkun Vlorë: janë të bllokuar 16 subjekte, janë kontrolluar 90 subjekte, janë proceduar 26 persona dhe 26 subjekte, janë sekuestruar 102 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 12 kompjuter dhe 43 monitor.

Materialet e sipërpërmendura janë në ruajtje pranë Komisariateve të Policisë 2397 pajisje, pranë tatimeve 251 pajisje dhe lënë në ruajtje 197 pajisje.

KOMENTE