Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Karolos Papoulias vizitë në Tiranë
English

Karolos Papoulias vizitë në Tiranë

Presidenti i Republikës Greke, Karolos Papulias, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, nga e diela 3 nëntor, deri të martën më 5 nëntor.

Presidenca greke njoftoi zyrtarisht vizitën duke bërë të ditur se zoti Papulias do të takohet të hënën me udhëheqjen politike dhe shtetërore të Shqipërisë, pa specifikuar emrat e krerëve shqiptarë që do të takojë ai.

Ndërkohë të martën presidenti Papulias do të shkojë me helikopter nga Tirana në Gjirokastër, ku do të vizitojë zonat ku jeton minoriteti grek në Shqipëri. Vizita e Papulias në Shqipëri, zhvillohet disa ditë pas asaj të ministrit të Jashtëm Evangelos Venizelos dhe nga media greke vlerësohet si një hap i duhur i Athinës për të “ngrohur” marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, të cilat u tensionuan disi pas vizitës së ministrit të Jashtëm.

Ky i fundit në një konferencë shtypi për gazetarët grekë tha pas vizitës, se deklaratat e tij në Tiranë janë tezat e politikës greke, mbi të cilat do të mbështetet edhe vizita e presidentit grek në Shqipëri.

KOMENTE