Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bulevardi i ri i Tiranës po ecën me ritme të shpejta
English

Bulevardi i ri i Tiranës po ecën me ritme të shpejta

Puna për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, projekti më i rëndësishëm për kryeqytetin shqiptar po ecën me ritme të shpejta. I premtuar nga kryebashkiaku Basha rreth 2 vite më parë, sot ky projekt po shndërrohet në realitet. Punimet në këtë korridor të ri zhvillimi, punësimi dhe gjelbërimi për Tiranën janë inspektuar nga kryebashkiaku Lulzim Basha.

Zoti Basha ka përgëzuar inxhinierët dhe punonjësit që brenda një kohe të shkurtër kanë bërë të mundur zhvendosjen e shinave të hekurudhës, dhe kanë nisur punimet inxhinierike nëntokësore.

“Jam shumë i kënaqur që gjatë ditës së sotme, ditë e shtunë të shoh këtë volum punimesh që kryhet nga një numër i madh makinerish dhe punonjësish të firmës. Puna jo vetëm ka nisur, por po ecën me ritme të kënaqshme. Gjatë ditëve të kaluara kanë qenë të pranishëm inspektorët e fondeve që kanë bërë të mundur këtë investim të Bashkisë së Tiranës, të fondit të Abu-Dabit, të fondit të Kuvajtit, së shpejti besoj edhe autoritetet e Katarit. Puna po ecën me ritmet e parashikuara, ndërkohë që nga Bashkia e Tiranës po intensifikohen përpjekjet për të zgjidhur përfundimisht të gjitha çështjet e mbetura pezull, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me shpronësimin e pronarëve”- theksoi zoti Basha.

Kryebashkiaku Basha theksoi se bulevardi i ri i Tiranës ka nisur të japë impaktin e parë, që është hapja e vendeve të reja të punës.

“Projekti i bulevardit të ri të Tiranës dhe i lumit, rehabilitimit të Lumit të Tiranës është padyshim projekti më strategjik që Bashkia e Tiranës tashmë ka vënë në shinat e zbatimit dhe si i tillë po përmbush një nga hapat e tij të parë të përfitimit për qytetarët e Tiranës, që është krijimi i vendeve të reja të punës. Së shpejti, do të nisë të përmbush edhe parametra të tjerë, që kanë të bëjnë me krijimin e arterieve të reja të zhvillimit urban, me konsolidimin e shtyllës kurrizore të qytetit në drejtimin veri-jug, si dhe me nisjen e punës për institucionet publike apo tregtare në krah të këtij zhvillimi, si pallati i Drejtësisë, projektimin e një qendre muzeale të re për qytetin e Tiranës, projektimin e një salle të re koncertesh dhe të një galerie të re arti për qytetin e Tiranës dhe padyshim përfitimin kryesor, shtimin vetëm përgjatë kësaj trajektore të mbi 150 mijë m2 gjelbërim” - u shpreh kryebashkiaku Basha.

Nisja e punimeve të bulevardit të ri është jo vetëm mbajtja e një premtimi që Kryebashkiaku Basha bëri gjatë fushatës elektorale në 2011, por një investim që do të ketë një impakt të madh në zhvillimin ekonomik të qytetit.

KOMENTE