Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Karolos Papoulias mbërrin në Tiranë. Merr pjesë edhe në meshën e Kishës Ortodokse që u zhvillua në gjuhën shqipe.
English

Karolos Papoulias mbërrin në Tiranë. Merr pjesë edhe në meshën e Kishës Ortodokse që u zhvillua në gjuhën shqipe.

Rrugët e Tirnës ishin mbushur me flamurin grek dhe atë shqiptar. Ky dekorim të lajmëronte ardhjen ashtu siç ishte lajmëruar të presidentit grek Karolos Papoulias.
Dhe ai kë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku takimin e parë kreu i shtetit grek e kishte me Kryepeshkopin Janullatos në selinë e Kishës Ortodokse në Tiranë e më pas me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Pas takimit mes tyre kreu i PBDNJ-së ka vlerësuar kontributin e Papoulias, jo vetëm në Greqi, por në gjithë rajonin. Ai ka informuar më tej dhe se çështjet e diskutimit mes tyre ishte integrimi, por dhe varrezat e grekëve.

“Të drejtat e pjesëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri, forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe rëndësia e veçantë e tyre për rajonin por dhe mbështetja e Greqisë për integrimin, ishin fokusi kryesor i takimit”- u shpreh Dule pas takimin me Presidentin grek. Ai shtoi gjithashtu se çështja e varrezave nuk është një çështje e kohës së fundit, por është një çështje që kërkon zgjidhje dinjitoze. Sipas Dules, Papoulias i ka shërbyer jo vetëm Greqisë, por gjithë rajonit. Kreu i PBDNj-së shtoi se vizita e Papoulias është një kapitull i ri mes dy vendeve. Ndërkohë që takimin e parë në kryeqytetin shqiptar Papoulias e zhvilloi me kryepeshkopit Janullatos, në selinë e Kishës Ortodokse në Tiranë. Gjatë kësaj vizitës Papoulias është shprehur se ndihet i kënaqur që ndodhet në Shqipëri. “Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu. Greqia nuk e ka braktisur asnjëherë Shqipërinë, dhe do vazhdojë ti qëndrojë pranë. Ka nisur një epokë e re ku do jemi në krah të njeri-tjetrit”, - ka deklaruar Papoulias në takim. Më pas ai ka marrë pjesë edhe në meshën e Kishës Ortodokse e cila u zhvillua në gjuhën shqipe.

Çamët në protestë

Çamët presin me protesta vizitën e presidentit grek në Tiranë, Karolos Papoulias. Ashtu si 8 vite më parë ata kanë njoftuar për protestën që do të zhvillojnë para Piramidës. Vendi i caktuar më herët para Presidencës u ndryshua nga Policia e Tiranës pas kërkesës së bërë nga ambasada greke. Sipas policisë, ambasada greke kërkoi ndryshim vendi për arsye sigurie. Policia bën me dije se ka miratuar lejen për tubim para Piramidës sot në orën 10:00. Menjëherë reagoi Shoqata “Çamëria” sipas të cilës ky vendim është pasojë e ndonjë imponimi të momentit të fundit prej palës greke dhe e gjitha kjo nuk të lë shije të mirë. “Është diçka që shkon ndesh ndaj disa të vërtetave që lidhen me zotin Papulias”, - pohon shoqata. Më herët kryetari i saj, Ardian Tana deklaroi se vizita dy ditore e presidentit grek është rasti më i mirë që shoqata “Çamëria” t’i bëjë të ditura institucioneve greke në nivelin më të lartë, se problemi çam ekziston dhe se koha nuk pret më për zgjidhjen e tij. “Të bindur më shumë se kurrë në drejtësinë e kauzës sonë, ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në tubimin që shoqata patriotike ‘Çamëria’ do të organizojë përballë presidencës”, - deklaroi dje Tana. Sipas tij çamët kërkojnë nga Presidenti grek të mbajë të njëjtin qëndrim si para 20 vitesh, kur deklaroi se do të duheshin dy dekada për tu përballur me këtë çështje, pra tani ka ardhur koha “Afro 20 vjet më parë, në vitin 1994, në cilësinë e ministrit të Jashtëm, zoti Karolos Papoulias i kishte thënë homologut të vet zotit Alfred Serreqi, se çështja çame nuk mund të zgjidhej atëherë kur plagët ishin ende të hapura dhe se do duhej të kalonin 20 vjet, që ajo të përballohej qetësisht”, - tha ai. Tana ndërsa ka deklaruar se presidenti grek është njeri i rezistencës fashiste ka kujtuar dhe përpjekjet e përbashkëta të shqiptarëve çamë dhe grekëve në lëvizjen antifashiste : EAM dhe “Ne i kërkojmë Presidentit grek të rreshtohet me atë pjesë përparimtare të qarqeve akademike, të shoqërisë civile greke që e pranon fajin e vendit të vet ndaj komunitetit çam dhe kërkon pagimin e këtij borxhi që gjendet në sirtarët e historisë. Në emër të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, Greqia duhet të abrogojë të gjithë ato ligje që bien ndesh me të, në veçanti Ligjin e Luftës”, - deklaroi kreu i Shoqatës “Çamëria”.

Bllokohen rrugët

Ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë informoi dje se në kuadër të vizitës së presidentit grek do të jenë të bllokuara për automjetet akse rrugore: rruga “Lek Dukagjini”, që kalon përpara Radio Televizionit Shqiptar, Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ura pranë ish-Hotel Dajtit deri te hotel “Sheraton”, rrugët dytësore “Jul Varibova dhe “Mustafa Matohiti” si dhe rrugët “Ismail Qemali”, “Asim Zeneli” dhe “Abdyl Frashëri”. Këto akse do të qëndrojnë të bllokuara nga ora 08:00-15:00. Në shtypin grek vizita e presidentit Papoulias në Tiranë është cilësuar si lëvizja e duhur për të shkrirë akujt mes palëve. Pak kohë para se të lërë presidencën greke, Papoulias pritet të japë mesazhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje. Greqia nga 1 janari do të marrë presidencën e BE, dhe Shqipëria shpreson që gjatë kësaj periudhe të ecë më shpejt në rrugën drejt integrimit. Mes dy vendeve ka pasur përplasje të shumta, duke filluar që nga ligji i luftës që ka shteti grek me Shqipërinë, çështja çame, kufijtë detare, si dhe çështja e toponimeve. Vizita e Papulias në Shqipëri, zhvillohet disa ditë pas asaj të ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos.

Axhenda

Misioni treditor i Karolos Papouliasit

Presidenti Karolos Papoulias mbërriti pasditen e djeshme të Tiranë. Axhenda e takimeve sot nis me pritjen në një ceremoni zyrtare në Presidencë, nga kreu i shtetit Bujar Nishani. Pas ceremonisë, Presidentët Nishani dhe Papoulias do të zhvillojnë një takim së bashku, i cili do të vijojë me bisedimet dypalëshe ku do të marrin pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre dhe më pas dy presidentët do të kenë një konferencë për shtyp. Më pas Nishani dhe homologu i tij Papulias do të përshëndesin Tryezën e rrumbullakët mbi ekonominë dhe energjetikën greko-shqiptare, që do të zhvillohet sot në hotel “Rogner”. Sipas njoftimit të Presidencës greke të martën Papoulias do të zhvendoset në Gjirokastër, ku do të vizitojë zonat ku jeton minoriteti grek në Shqipëri. Papoulias do të zhvillojë një takimin dhe me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ditën e martë, Presidenti grek do të takohet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pas këtij takimi do të niset drejt jugut, për një takim me minoritetin në Derviçan e kryebashkiakun e Gjirokatrës.

KOMENTE