Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Tiranës. Aldrin Dalipi zgjidhet në krye të këshillit
English

Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Tiranës. Aldrin Dalipi zgjidhet në krye të këshillit

Më në fund Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Tiranës duket se do të fillojë punën normalisht.
Zgjidhet ngërçi. Dy thirrje për mbledhje në të njëjtin orar, nga Zv/kryetari i Këshillit Bashkiak, Zamir Ndroqi dhe nga kreu i grupit të këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi kanë mbledhur në sallën e mbledhjes këshilltarët e majtë dhe të djathtë, për të parën herë pas muaj bllokimi.
Këshilltarët e majtë dhanë konsensusin që mbledhja të drejtohej nga zoti Ndroqi, i cili përshëndeti dhe rikthimin në normalitet të këshillit, si domosdoshëmri për tu shërbyer qytetarëve.

Pas diskutimeve që zgjatën disa minuta, Këshilltarët e majtë dhe të djathtë ranë dakord që në mbledhjen e sotme të miratohej një rend dite i shkurtuar, që kishte të bënte me konfirmimin e mandatit të zotit Gazmend Dibra si këshilltar i Bashkisë së Tiranës dhe konfirmimin e Aldrin Dalipit në postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak.

Pozicionimin në karrigen e kryetarit të Këshillit Bashkiak pas rikonfirmimit me 32 vota pro, Dalipi e shfrytëzoi fillimisht për një ndjesë ndaj banorëve të kryeqyetit për bllokimin e punës së këtij këshilli. Ai i garantoi anëtarët e Këshillit dhe qytetarët se primare në funksionimin e këtij këshilli do të jetë zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës.

“U kërkoj ndjesë qytetarëve të Tiranës, në emër të kujtdo që e mbajti peng këtë këshill. Kemi humbur shumë kohë. Dua të filloj menjëherë nga rendi i ditës, kam një propozim mbi tavolinë të ardhur nga kryetyari i Bashkisë për një shtetës fondi në buxhetin e njësisë bashkiake numer 11 për dhënien e një ndihme financiare familjeve të dëmtuara nga përmbytja e datës 16.10.2013” tha Dalipi.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha uroi menjëherë pas zgjedhjes për detyrën, Aldrin Dalipin. Basha përshëndeti të gjithë këshilltarët për maturinë dhe mençurinë që arritën të tejkalojnë këtë ngërç, që sipas tij, nuk i shërbeu për asnjë ditë Tiranës.

“Secili prej jush është këtu si rezultat i paraqitjes së listave nga subjektet politike, por besoj se me kalimin e ngërçit, gjetjen e konsensusit, jo për ti shërbyer një pale apo një pale tjetër dhe as duke sakrifikuar parimet e shtetit ligjor, kemi dhënë shembullin më të mirë sot. Jemi të gatshëm të fillojmë punën për t’i shërbyer një axhende. Të bashkojmë zërin për çështje që preokupojnë qytetarët e Tiranës, për çështje që kërkojnë zgjidhje. Qoftë ky një shembull i mirë për të gjithë të zgjedhurit dhe shërbëtorët e shtetasve shqiptarë. Uroj që rifillimi i punës të udhëhiqet dhe nga zbatimi strikt i ligjeve dhe vendimeve të këtij këshilli. Uroj që sa më shpejt bashkë me kënaqësinë e justifikuar për gjetjen e konsensusit të triumfojë edhe sensi i shërbimit dhe të nisë puna për vendimet që e presin”- tha Basha.
Në vijim Këshilli Bashkiak ka miratuar me akt normativ çlirimin e gjysmës së fondit të emergjencës prej 1 milion lekë te reja për t’u ardhur në ndihmë 6000 qytetarëve të përmbytur te Bregu i Lumit.
“Mundësinë tona janë të kufizuara, por çdo mundësi jona është vënë në dispozicion të tyre. Tani po u vimë në ndihmë dhe me fondin e emergjencës. Është një akt i sjellë me urgjencë. Bashkia e Tiranës iu është gjendur që në ditët e para me praninë e saj, është bërë evidentimi i dëmit, i është kërkuar qeverisjes vendore t’u vihet në ndihmë banorëve, nevojat janë të mëdha, qoftë dhe te mungesa e librave shkollorë. Nuk mund të presim me duarkryq derisa të vijë përgjigja.Gjysmën e fondit të emergjencës, 1 milionë lekë të reja me shpresën që do ndihmojë sadopak kategoritë më të prekura. Pushteti vendor s’ka mjete financiare apo autoritet ligjor të dëmshpërblejë. Fondi është minimal. Nuk zgjidh problemet. Dëmi qindra herë më i lartë se fondi që kjo bashki mund të vërë në dispozicion.Besoj se do ishte me vend që menjëherë pas zgjidhjes së situatës në Këshill, Këshilli të merrte përgjegjësinë për miratimin e këtij fondi” tha Basha.
“Është shumë mirë që këshilli e fillon me një çështje me shumë interes, ka një emergjencë të madhe, kanë nevojë për mëbështetje edhe financiare, shëndetësore , e me radhë. Ne duhet të bëjmë mbështjen tonë, është goxha vlerësuese që gjysma e fondit të emerrgjencës shkon për këta banorë” u shpreh Poni.
“Sëbashku me këshilltarët kur na ra në dorë ky akt patëm një vendim tonin që dhe ne do kontribuojmë me një shumë modeste për familje të cilat janë gjendur në vështirësi si një detyrim qytetar i këtij këshilli. Falënderoj këshilltarët që u janë gjendur pranë. Do doja të jepnim konfirmimin tonë mbi këta akt, që tu japim këtyre banorëve një sinjal për mbështetjen që ata kanë nevojë” bëri thirrje Dalipi, thirrje të cilës iu përgjigjën me votë pro të gjithë këshilltarët” u shpreh Dalipi.
Ndërkaq Basha ka kërkuar nga qeveria të alokojë fondin e emergjencës për këtë zonë.
“Me këtë rast mundem t’ju kërkoj që ti jepni një zë edhe më institucional kërkesës ndaj qeverisjes qëndrore për të treguar një vëmendje më të madhe si me angazhimin në terren ashtu dhe me alokimin në mos në mënyrë të plotë, të paktën në mënyrë të pjeshme për fondet e emergjencës në këtë zone”.

KOMENTE