English

Sauk të Vjetër Tiranë. Burri vret gruan e tij mësuese e shkollës në Sauk

Mësuesja e shkollës në Sauk të Vjetër vritet nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Sauk të Vjetër në Tiranë.

Viktima është Refije Brahja, mësuese në shkollën e Saukut të Vjetër.

Sipas informacioneve të para, mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur pas një zënke mes çiftit pasi burri ishte kthyer i dehur në shtëpi.

Pas vrasjes së bashkëshortes, Fehmi Brahja është dorëzuar në polici duke rrëfyer edhe krimin e rëndë.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.

KOMENTE