English

Shkatërimi i armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. SHBA kërkesë zyrtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Shqipëria që të shkatërrojë armët kimike.

Ky fakt konfirmohet zyrtarisht tashmë edhe nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Në një intervistë për gazetën franceze ‘Le Monde’, Bushati ka deklaruar se Uashingtoni i ka kërkuar Shqipërisë që të shkatërrojë armët kimike të Sirisë, por se ende nuk ka një vendim nga ana e Shqipërisë lidhur me këtë kërkesë.

Sipas ministrit të Jashtëm, diskutimet SHBA-Shqipëri ende nuk janë zyrtarizuar, madje as deri në nivelin teknik.

Por, çfarë armësh kimike ka në zotërim regjimi i Bashar al Assad?
Janë të pakta informacionet që dihen rreth armëve kimike të regjimit sirian. Por, ajo që është e konfirmuar është prania e sarinit. Sarini është një agjent nervor, zhvilluar së pari nga studiuesit gjermanë në fund të 1930.
Deri në 500 herë më toksike se cianidi, ai është një lëng pa ngjyrë dhe pa erë që shkakton paralizim të muskujve, humbje përqëndrimi dhe asfiksi të cilat mund të vrasin brenda një minute.
1953

KOMENTE