Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autostrada Tiranë-Elbasan, shtyhet përfundimi. Arsyeja: Kompania s'ka marrë paratë nga shteti
English

Autostrada Tiranë-Elbasan, shtyhet përfundimi. Arsyeja: Kompania s'ka marrë paratë nga shteti

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto inspektoi dje punimet në autostradën Tiranë – Elbasan, në të cilën kryen punimet kompania greke AKTOR.

“Dua të garantoj sot kompaninë dhe të gjithë sipërmarresit e tjerë të kontratave të ngjashme që realizohen në Shqipëri se është prioritet absolute i kësaj Qeverie që të plotësojë të gjithë detyrimet që ka ndaj këtyre kompanive, detyrime që kanë të bëjnë me pagesa për punime të realizuara, por edhe me përmbylljen e të gjithë kontratave”, tha Ministri Haxhinasto.

Rreth 450 milion euro është borxhi i trashëguar nga Qeveria e mëparshme, që Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës i detyrohet kompanive për punë të realizuara.

“Kjo do të jetë një përqasje e re që kjo Qeveri do të vendose që paratë do të jenë të gatshme për të filluar dhe të mbaruar një vepër”, shtoi Ministri.

Por nga ana tjetër ai terhoqi vëmendje duke thënë: “Do të jemi edhe shumë rigoroz, për sa i takon edhe kërkesave për cilësinë e punimeve që do të realizohen nga kontraktorët.”

Më tej ai theksoj “Nuk presim asnjë gjë tjetër vetëm standartin më të mirë të mundshëm në realizimin e këtyre veprave publike”. “Me këtë partneritet korrekt me biznesin, ne do të krijojmë një ritëm të ri në realizimin e punëve publike në vend përfundoi Ministri.
1954

KOMENTE