Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burg deri në 3 vjet për të gjithë shoferët e dehur, madje dhe ata që s'kanë patentë (VIDEO)
English

Burg deri në 3 vjet për të gjithë shoferët e dehur, madje dhe ata që s'kanë patentë (VIDEO)

Duke marrë shkas numrin e aksidenteve të cilat një pjesë e mirë vijnë nga alkooi, ministri i brendshëm Saimir Tahiri i ka kërkuar Policisë së Shtetit, të marrë masa ekstreme kryesisht për të arrestuar çdo drejtues mjeti që gjendet nën ndikimin e alkoolit dhe të nisë për të penalitete duke përdorur si akuzë nenin 291 të Kodit Penal, që parashikon për ta masë deri në tre vjet burg.

Qe nga e shtuna e kesaj jave e ne vazhdim per te ulur numrin e aksidenteve mbetet plani konkret i arrestimit te shofereve te dehur, qe deri me pare praktikohej vetem me heqje patente.

Procedimit penal nuk do t'i shpetojne as drejtuesit pa patente, apo edhe mosbindja e shofereve ndaj sinjalizimeve te punonjesve te policise. Mosbindja ndaj policit dhe fyerja e tyre nga drejtuesit e mjeteve, eshte nje veprim qe eshte pare shpesh ne rruge dhe qe ka ulur ndjeshem personalitetin e policit te qarkullimit rrugor, ndaj ministri i Brendshem ka vendosur te keshilloje Policine e Shtetit se ne kete rast, duke pare edhe praktiken ligjore, mund të arrestoje ata dhe t'i coje per ndjekje penale.

Pavaresisht se per keto veprime edhe me pare Kodi Penal parashikonte procedime, ato nuk jane kryer. Por praktika e re qe do te ndjeke policia do te duhet te jape efektet vetem atehere kur policia do te kete provat e mjaftueshme per te bindur gjykatat per procedime penale dhe burgosje sidomos ne piken e shofereve te dehur.
Vendimet e para ne kete aksion te policise do te shihen ne ditet ne vazhdim. Kjo pasi ne dy ditet e fundit policia ka proceduar 20 persona dhe me shume se gjysma e tyre kane qene duke drejtuar mjetin ne gjendje te dehur. Nese policia do te arrinte ta bindte gjykaten per arrestime te ligjshme, atehere do te kemi nje praktike te re ne vend, per shkeljet e qarkullimit rrugor, nje praktike qe ne fakt ndiqet ne vendet me te zhvilluara te botes.
1962

KOMENTE