Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burri del nga varri i gjallë (VIDEO)
English

Burri del nga varri i gjallë (VIDEO)

Në skenat që të kujton një film horror klasik mumje, një burrë ka dalë nga varri duke përplasur duart dhe krahët në përpjekje për të shpëtuar nga ai masiv dheu.
Videoja është e shkurtuara pasi janë skena që mind të sjellin probleme te shikuesit dhe se është vetëm pjesa kur ai është nxjerrë nga varri me ndihmën e policisë.

Një grua në Brazil tregon sesi ka kaluar tmerrin më të madh në jetën e saj, pasi ka parë një burrë që po përpiqej të dilte nga varri. Ngjarja ka ndodhur në Brazil, ku një grua e cila kishte shkuar për të vizituar varrezat në Ferraz de Vasconcelos, pa që të dilte nga nëntoka krahu dhe koka e një burri. Gruaja tregoi se kishte dëgjuar zhurma të çuditshme në varreza, ndërsa kishte shkuar për t’i çuar lule një familjari që ishte ndarë nga jeta. Ajo tha se ishte afruar te varri, ku vinin zhurmat dhe kishte parë teksa dilte një njeri i gjallë nga dheu. “Mbeta e shokuar kur pashë se si ai njeri dilte nga varri, një imazh i tmerrshëm. Nga toka dolën duart dhe koka, burri përplaste duart në përpjekje të dëshpëruar për të dalë”, shprehet gruaja. Në një moment të parë ajo u largua duke ulëritur, por më pas u kthye sërish duke lajmëruar ndihmën e shpejtë, e cila gjeti burrin e varrosur të gjallë. Gruaja tregon se fillimisht policia nuk e besoi duke menduar se bëhej fjalë për një shaka dhe nisën ta merrnin në pyetje. Gruaja e trembur akuzoi punonjësit se po vonoheshin dhe burri brenda varrit rrezikonte shëndetin seriozisht. Pas shumë përpjekjesh, më në fund gruaja bindi punonjësit të shkonin me të në varreza dhe të shikonin burrin që po përpiqej të dilte nga varri.

Ata ndërhynë urgjentisht dhe e nxorën të gjallë burrin nga varreza. Burri ishte varrosur i gjallë, pasi ishte dhunuar nga agresorët e tij pas një sherri, të cilët duke e menduar të vdekur, ishin munduar të fshihnin trupin e tij në varreza, ndërsa nipçi i tij shprehet se ai ka patur probleme shëndetsore psiqike.
Burri u shtrua menjëherë në spital dhe pas ekzaminimeve që ju bënë doli menjëherë në po të njëjtën ditë, pasi problemet që i ishin shkaktuar nuk ishin shumë të mëdha.
1961

KOMENTE