Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çfarë magjie përdori Rama për të bashkuar Menduh Thaçin e Ali Ahmetin? Ç'mendon ai për diplomatët e tjerë
English

Çfarë "magjie" përdori Rama për të bashkuar Menduh Thaçin e Ali Ahmetin? Ç'mendon ai për diplomatët e tjerë

Për herë të parë pas 16 vjetësh, që nga djegia e redaksisë prej pushtetit të PD-së në mars 1997, kryeministri i ri, ekskluzivisht për gazetën “Koha Jonë”.

Çfarë mendon Edi Rama për Ilir Metën, Ben Blushin, Sali Berishën, Bujar Nishanin, Spartak Ngjelën, Nikoll Lesin, Toni Bler, Hashim Thaçin, kryeministrat e Turqisë, Greqisë dhe Italisë, liderët shqiptarë të Maqedonisë si dhe disa ministra të kabinetit të tij.

"Koha Jonë" e ka pyetur kryeministrin Rama se çfarë "magjie" u bëre dy liderëve shqiptarë në Maqedoni, Menduh Thaçi e Ali Ahmeti. "I bashkove për të dytën herë në mënyrë të papritur për publikun; ishte raki e fortë apo forca e një shpirti shqiptar që i bëri të qeshnin kaq shumë aq sa opinioni publik mendoi se "mrekullia ndodhi", ishte pyetja.


"Dy liderët e shqiptarëve të Maqedonisë më kanë dhënë bujarisht miqësinë e besimin e tyre dhe kemi mundur të ulemi krejt natyrshëm për të diskutuar mes nesh për çështjet e interesit të përbashkët", ka thënë Rama.

Kryeministri është pyetur nëse vëllazëria me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi ishte "lojë me “Portën e Lartë”, raport Burrash Shteti proamerikanë apo ëndrra e fshehur për një komb të unifikuar në një shtet të vetëm shqiptar.

"Jemi miq të kahershëm me kryeministrin e Kosovës dhe tani na bashkon edhe detyra e përbashkët për të çuar në një nivel të ri bashkëpunimi marrëdhëniet mes të dyja shteteve. Pres me entuziazëm mble­dhjen e parë të të dyja qeverive në Prizren", ka thënë Rama.,

I pyetur nëse vuan nga psikoza kryeministrore se e zotëron situatën në gjithçka, Rama ka deklaruar se situatën në gjithçka mund ta zotërojë vetëm Zoti, "nëse vërtet ekziston në formën që i ka dhënë besimi i njeriut në të. "Ndërsa psikozën se të gjithë ta kanë me hile mund të kesh, them unë, vetëm nëse ua ke të gjithëve me hile. Prandaj s'e gjej veten në asnjërin prej dy rasteve".

Rama thotë se as nuk tensionohet as nuk i përqesh ata që shkruajnë kundër tij në media. "Kur më ndodh t'i lexoj kundërvëniet ndër ato fare pak gazeta që shfletoj në herët e pakta që më jepet mundësia, thjesht mundohem t'i kuptoj", ka thënë ai.

Gazetari i "Koha Jonë" e ka pyetur kryeministrin Rama nëse te kryeministri turk Erdogan, i pëlqen autoriteti i tij për të shtypur kundërshtarët apo pamja sulltanore.

Kryeministri shqiptar është përgjigjur se kryeministri i Turqisë është një mik i mirë i shqiptarëve dhe një kryeministër jashtëzakonisht mbresëlënës në bilancin e tij të derisotëm qeverisës.

Ndërsa, për kryeministrin grek Antonis Samaras ka thënë se i ka lënë përshtypjen e një lideri të vendosur për të nxjerrë vendin e vet nga kriza e madhe ekonomike.

Ne Itali sikur relaksoheni kur shkoni në stadium me Igli Taren, por a nuk ndjeheni si në një stadium të Serisë B kur takoni kryeministrin Italian Enrico Leta që s'bën dot kapitenin po vetëm arbitrin e një qeverie të ndarë në dy skuadra që zihen?

Po punojmë nga afër me kryeministrin e Italisë për një plan thithjeje të investimeve të reja italiane në Shqipëri. Falë edhe angazhimit të veçantë të ambasadorit Gaiani si edhe të një grupi deputetësh tanët, kam shumë besim se do të bëjmë një progres të mirë në marrëdhëniet ekonomike me Italinë.

Pyetje 11: Ju kemi parë shpesh si vëllezër me kryeministrin e Kosovës zotin Thaçi. Eshtë lojë me “Portën e Lartë”, raport Burrash Shteti proamerikanë apo ëndrra e fshehur për një komb të unifikuar në një shtet të vetëm shqiptar që ju vëllazëron në publik?

Jemi miq të kahershëm me kryeministrin e Kosovës dhe tani na bashkon edhe detyra e përbashkët për të çuar në një nivel të ri bashkëpunimi marrëdhëniet mes të dyja shteteve. Pres me entuziazëm mble­dhjen e parë të të dyja qeverive në Prizren.

Pyetje 12: Çfarë magjie ju bëre dy liderëve shqiptarë në Maqëdoni, Mendu Thaçi e Ali Ahmeti, të cilët i bashkove për të dytën herë në mënyrë të papritur për publikun; ishte raki e fortë apo forca e një shpirti shqiptar që i bëri të qeshnin kaq shumë aq sa opinioni publik mendoi se "mrekullia ndodhi" ?

Dy liderët e shqiptarëve të Maqedonisë më kanë dhënë bujarisht miqësinë e besimin e tyre dhe kemi mundur ...të ulemi krejt natyrshëm për të diskutuar mes nesh për çështjet e interesit të përbashkët.

Pyetje 13: Pas Presidentit Obama ju bëtë për vete edhe një figurë të jashtëzakonshme botërore, Tony Blair. Prapë "magji" e forcës tënde apo moria e eurove siç thotë PD e bëri të fluturojë për në Tiranë?

Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që s'e ka humbur kujtesën që të mos ketë nderim për kryeministrin britanik të luftës për çlirimin e Kosovës. Ashtu siç nuk besoj se ka ndonjë politikan këtu në Shqipëri që pavarësisht se ç'mund të thotë, nuk do të donte miqësinë apo këshillat e tij.

Pyetje 14: Kur takoni Presidentin Nishani a dritheroheni nga emocionet se takoni Numrin Një të Shtetit apo e shikoni si një Njeri që drithërohet nga frika kur i hap telefonin ish-Presidentit Berisha?

Po përpiqemi të krijojmë një kulturë të re marrëdhënieje e komunikimi mes Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit apo Kryeministrit. Do të jetë e pamundur nëse s'do të jetë e dyanshme, po sidoqoftë koha kur Kryeministri shante halldupçe Presidentin ka ikur në 23 qershor.

Pyetje15: Sali Berisha ka kohë që është rekordmen jo vetëm në not, por edhe në facebook. A je gati ta pranosh se në këto dy sporte është djaloshi më aktiv i Shqipërisë?

Djalosharizmi në pleqëri ka një emër tjetër në fakt, por po jam gati ta pranoj.

Pyetje 16: Po emri Ben Blushi të kujton gjë apo asgjë tani që je Kryeministër? Dhe a mendoni se ai e të tjerët duhet të mos i flasin "shoferit"? Ose edhe më saktë: jeni më miq si dikur me Blushin?

Si gjithmonë.

Pyetje 17: Ilir Meta për Ju është shok, mik, aleat apo pak nga të gjitha?

Në rrugën e politikës u bëmë miq dhe pastaj e humbëm miqësinë për gabime njerëzore të dyanshme. Por në kthesën e madhe të rrugës politike kam ndjesinë që kemi filluar të rigjejmë edhe miqësinë.

Pyetje 18-A mendoni vërtet se do ta rregulloni imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e saj apo si aktor i madh Hollivudi luani me ndjenjat e shqiptarëve?

I vetëm unë mund të bëj pak, bashkë mund dhe do të bëjmë shumë, e kam bindje. Për imazhin dhe për ekononinë, po edhe për arsimin, shëndetësinë e me radhë

Pyetje 19: Media ka shumë sot, bile më shumë se sa shumë ! A do t'i bleni me emërime e privatizime apo do të qëndosh përballë tyre në anën tjetër të kanalit ?

Secili në punën e vet.

Pyetje 20: A do të përfshijë Reforma në Drejtësi bashkimin e Gjykatës Kushtetuese me atë të Gjykatës së Lartë ?

Kjo është një temë shumë e gjerë dhe po aq e "rëndë" për një bisedë fundjave si kjo që po bëjmë.

Pyetje 21 : A do ta vini Byrone Kombetare te Hetimit nën varësinë direkte te Kryeministrit?

S'ka asnjë dyshim që jo.

Pyetje 22: Sulmet ndaj drejtueses së ILDKP janë të sajuara nga Ju për ta shkarkuar apo ndërgjegja e vartësve të saj u zgjua tani që erdhët ju në pushtet?

S'kam asnjë arsye dhe asnjë shtysë të brendshme të merrem me sajesa e për më tepër të merrem me një punë që s'është puna ime.

Pyetje 23: Po pushoni të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit nga qendra në bazë. A ka ndonjë vend tjetër të NATO-s që bën një gjë të tillë kur një parti vjen në pushtet?

Ne po mbajmë një zotim, kthimin e Policisë së Shtetit në krye të detyrës për të luftuar krimin e korrupsionin.

Pyetje 23: Kur kaloni nga Gjirokastra për Sarandë a ndjeheni se jeni Kryeministri edhe i Lazaratit ?!

Lazarati është një temë shumë e veçantë që kërkon një vëmendje po edhe një qasje të veçantë.

Pyetje 24: Ju më parë merrni në administratë një student që ka mbaruar në Britani e në vende të tjera perëndimore, apo atë që ka marrë tre diploma nga "universiteti i Macukullit"?! Ose edhe më saktë çdo bëni më këto universitete private që vetëm japin diploma pa shkuar njeri në mësim?

Akreditimi i pavarur i universiteteve është një zotim i yni dhe është fillimi i fundit të industrisë së prodhimit të diplomave pa vlerë.

Pyetje 25: Ata që kanë vila buzë detit e që janë me nga tre pallate në Tiranë si do të legalizohen , me lekë apo falas ?

Ne do të legalizojmë vetëm shtëpitë e ndërtuara në zonat informale. Në ligjin e ri të urbanistikës do të shkruhet e zeza mbi të bardhë se nuk ka më legalizime dhe çdo tullë që do vihet pa leje do jetë me pasoja të forta, sepse masat ndëshkimore do shtohen dhe penalizimet do jenë të renda.

Pyetje 26- Kur kalon me makina e sirena policie dhe rrugës në trotuar shikon në këmbë avokat Spartak Ngjelën, a ndalon ta marrësh, a ia bën me dorë nga xhami apo i thua shoferit bjeri fort borisë?

Eskorta ime është shkurtuar fort dhe sirenat janë fikur, ndërsa drita e miqësisë dhe respektit për Avokatin është gjithnjë e ndezur.

Pyetje 27: Në fundjavë shkon në vilën qeveritare në Vlorë. A mos të pengon pamjen nga Italia pallati i kryetarit te PD-së zotit Basha apo thua nën zë " se si ia dha lejen ky Shpëtim Gjika"? Apo edhe më shkoqur: Cili do të jetë fati i Pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë; shembje me tritol, apo vetëm me rrethim policor?

Ç'do përgjigje me siguri do të keqpërdorej në këtë rast kaq të përfolur e të keqpërfolur.

Pyetje 28: Nëse para teje dalin; një fushë basketbolli, një pishinë dhe një sallë me lojëra fati, në cilën ndaloni me qejf ?

S'kam luajtur kurrë bixhoz dhe jam shumë i bindur që në Shqipëri nuk duhet të luhet më bixhoz. Edhe kazinotë të licencuara më parë e që janë të rregullta ligjërisht, duhet të mbyllen në një afat të arsyeshëm.

Pyetje 29: Nëse opozita rrethon Kryeministrinë në këtë 21 janar që po vjen Ju çfarë do të bëni; do të rrini në zyrë, do të ikni më helikopter, apo do të qëndroni "trim" si ish-kryeministri Nano që iku në Maqedoni?

Në politikë mendohet me nëse, por nuk flitet me nëse, megjithatë për të mos ju lënë pa përgjigje, do vazhdoja punën ku ta kisha atë ditë dhe nuk do lejoja kurrë të hapej zjarr mbi protestuesit e paarmatosur në bulevard.

Pyetje 30: Nëse të vijnë në zyrë tre ministra; ministri Gjiknuri me 200 mijë euro cash, ministri Beqja me 201 mijë euro dhe ministri Arben Ahmetaj me 202 mijë euro ; cilin do të prisnit të parin ?

Mbase ju e bëni këtë pyetje ngaqë mund t'ju ketë qëlluar të qëndroni gjatë në rradhë në mungesë të lekëve të duhura për të takuar kryeministrin, po unë po e konsideroj thjesht një humor të pasuksesshëm në vazhdën e një bisede që e bën të këndshme ekzaltimi juaj si gazetar i rilindur pas një agonie të gjatë nën petkun e politikanit të shpërfillur.

Pyetje 31: Janë disa ish-ministra të PD-së që më pyesin përditë në mëngjez e më thonë" a di gjë ti kur arrestohem unë ?". Çfarë t'ju them unë atyre?

Si autor i slloganit të famshëm elektoral "Investime dhe Arrestime" ju me siguri dini shumë më mirë se unë si t'u përgjigjeni atyre, po unë në vendin e tyre nuk do ju pyesja po të mos kisha arsye dhe mbase askush nuk ju pyet në fakt për këtë që ju më pyesni mua!

Pyetje 32: Mëqënese e bleva gazetën "Koha Jonë" dhe ta zemë unë të kërkoj një shkrim, si dikur; a do që shkrimi jot të jetë afër shkrimit të Ngjelës e Blushit apo ngjitur me artikullin e Andi Bushatit e Armand Shkullakut?

Duke të njohur zakonin, të cilin me siguri se ke ndërruar bashkë me qimen, e di fare mirë se do ta faqosje aty ku do krijonte më shumë keqkuptim.

Pyetje 33: Imagjinoni një konferencë shtypi Tuaj dhe përpara nuk keni gazetarë të rinj, por Armand Shkullaku, Ylli Rakipi, Andi Bushati, Mero Baze, Andi Bejtja, Muftafa Nano, Blendi Fevziu, Aleksander Frangaj, Frrok Çupi, Ilva Tare, Eni Vasili, Preç Zogaj, Rudina Xhunga, Sokol Balla, Anila Basha, e ndonjë tjetër, dhe ku do të jem edhe unë. A do të porosni stafin që të mbani edhe një mjek afër në këtë rast e përballë tyre?!

Jo, do u kërkoja të merrnin çdo masë që mos kishte asnjë problem me transmetimin live.

Pyetje 34: Nëse një ministër në kabinetin tuaj nuk e justifikon mandatin Tuaj a do ta largoni nga detyra ndonëse ai ka dorëzuar edhe mandatin e deputetit për hir të vendimit që keni marrë?

Në detyrë duhet gjithnjë dikush që të të vendosë, po vetëm përmes punës dhe rezultateve mund të qëndrosh.

Pyetje 35: Nëse policia ka fakte për djalin e ish-kryeministrit Berisha të përzier në Gërdec a do të jepnit Ju viston që ta ndalojnë, apo i frikësohesh protestave të opozitës, të cilat parashikohen të dhunshme?

Numri i pyetjeve tepër hipotetike në kërkim të përgjigjeve që s'mund të vijnë, po bëhet i madh dhe nuk e di a po vazhdon durimi i lexuesit.

Pyetje 36: Kujt të pëlqen t'i ngjasoni nga këta Burra Shteti; Ismail Qemalit, Ahmet Zogut, Enver Hoxhës apo Sali Berishës? Apo të gjithëve nga pak?

Më pëlqen që Shqipëria t'i ngjasojë pak më shumë Europës falë punës sime në këtë detyrë të lartë.

Pyetje 37: A është e vërtetë se të janë premtuar miliarda dollarë projekte e ndihma nëse lufton korrupsionin dhe vendos drejtesinë në binarët e duhur?

Askush nga jashtë nuk premton ndihma të tilla, sepse lufta kundër korrupsionit dhe vendosja e drejtësisë nuk është sfidë apo qëllim i të huajve po tërësisht sfida jonë e bren­dshme.

Pyetje 38: A ke dëshirë ndonjë fundjavë, që të jesh ai Edi i dikurshëm që të dalë xhiro e të mos njoh njeri, por ama të ecni lirshëm pa vëmendjen e ndokujt apo të pëlqen zhurma e siranave të policisë dhe vëmendja publike ?

Unë vazhdoj të dal dhe të eci lirshëm në këmbë pavarësisht se nuk e shmang dot vëmendjen e të tjerëve. Po edhe vëmendja të them të drejtën s'më duket se është rritur, ndoshta ngaqë jam mësuar me të që shumë i vogël kur më dukej mallkim që isha shumë i gjatë pikërisht se tërhiqja vëmendjen.

Pyetje 39: I qëndroni për­sëri shprehjes që keni thënë në mars 1997 se "redaksinë e gazetës "Koha Jonë" e dogji natën e 2 mars 1997 pushteti i Berishës", apo tani që jeni në pushtet keni ndryshuar mendim se do t'ju duhet t'i paguani dëmshpërblimin gjyqësor ?

Tek kjo pyetje njoh Nikoll Lesin e dikurshëm sepse më duket sikur po të lexoj në sy titullin e nesërm, "Kryeministri: Para për gazetën që dogjëm!"

Pyetje 40: A të sillet nëpër mendje ndonjëherë ideja se edhe mund të bëhesh Presi­dent i Republikës? Nëse "po", a do të kishe dëshirë ta ktheje Shqipërinë në Monarki ?

Edhe pse kjo intervistë u karakterizua nga një lloj humori i lezetshëm paçka se ndonjëherë absurd, gjithnjë kam menduar dhe thënë se kur një President është në detyrë duhet respektuar si institucion e s'duhet folur për kush mund të jetë president. Po për të mos ju lënë pa përgjigje sidoqoftë, mendoj se nuk do jem ndonjëherë unë në atë detyrë, qoftë sepse detyra në fund të këtij mandati do t'i takojë natyrshëm një tjetri e jo mua, e qoftë sepse unë s'dua të shkoj më në një zyrë pasi të kem kryer detyrën e kryeministrit.

KOMENTE