Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha priti komisionerin Stefan Fyle
English

Basha priti komisionerin Stefan Fyle

Kryetari i opozitës, z. Lulzim Basha priti komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle. Zoti Basha vlerësoi si një arritje madhore, rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, sikundër garantoi për vendosmërinë e Partisë Demokratike për të vijuar mbështetjen dhe kontributin e saj edhe ne opozite, për marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor dhe hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësim.

Duke u ndalur në zhvillimet tronditëse të blerjes së votës nga ana e Partisë Socialiste, kryetari i opozitës, theksoi se demokracia është sot në rrezik nga shitblerja e votës, paligjshmëria, arbitrariteti dhe mungesa e transparencës.

“Asgjë tjetër nuk mund të jetë më alarmante, më e rrezikshme për një demokraci funksionale, se blerja e votës. Partia Demokratike po ndjek të gjithë hapat, për ndëshkimin dhe kapërcimin në rrugë ligjore, institucionale të pasojave të rënda të krimit zgjedhor në Korçë” - theksoi kryetari i opozitës në takim. Opozita është e vendosur për të ndalur dënimin me vdekje të zgjedhjeve të lira e të ndershme, nëpërmjet parave të pista të krimit dhe mafias politike në vend.

Z. Basha e njohu komisionerin Fule me sulmet e njëpasnjëshme të mazhorancës kundër kushtetutës dhe shtetit ligjor, agresivitetin ndaj opozitës, fushatën e sulmeve ndaj institucioneve të pavarura ku ne mënyre te vecante zoti Basha u ndal në hapat e jashtëligjshme që mazhoranca po ndërmerr për të vënë nën kontroll një institucion te rëndësishëm ne luftën kundër korrupsionit sic është ILDKP-ja.

Kryetari i opozitës u ndal tek emërimet në kundërshtim me ligjin dhe politizimin e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, duke nisur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtori i personelit dhe dhjetëra emërime të tjera të drejtuesve të lartë ne kundërshtime ligjin si dhe ndëshkimet kolektive, si në drejtorinë e Krimit Ekonomik, njësinë operacionale të Tiranës, RENEA, FNSH, ministrinë e Brendshme etj . Politizimi i shpejtë i Policisë së Shtetit dhe keqpërdorimi i saj në fushata antiligjore po zhbën me shpejtësi kredibilitetin dhe legjitimitetin e saj në sytë e mbarë qytetarëve shqiptarë, duke hapur një kapitull shumë të rrezikshëm për rendin dhe sigurinë në vend.

Në takim, zoti Basha nënvizoi goditjen që mazhoranca i bëri konsensusit për ligjin e nëpunësit civil, përmes aktit normativ antikushtetues, duke nëpërkëmbur parimet e dialogut dhe gjithpërfshirjes dhe duke i hapur rruge zëvendësimit te profesionistëve në administratën publike, me militantë dhe emërime klienteliste, në kundërshtim të hapur me ligjin dhe duke rënë ndesh me parimet e stabilitetit dhe vijimësisë, që nënvizohen në progres-raportin e Komisionit Europian.

Ndryshe nga opozita e djeshme që e bllokoi për më shumë se dy vjet procesi e integrimit, PD eshte e vendosur të bëjnë gjithçka, si për sa i përket plotësimit të detyrimeve të brendshme, ashtu edhe në kontaktet me partnerët ndërkombëtarë, për të përshpejtuar procesin e integrimit europian. Opozita e sotme nuk do të shfrytëzojë për asnjë moment veprimet e kësaj mazhorance të cilat janë këmbanë alarmi për demokracinë dhe shtetin ligjor, për të penalizuar qytetarët shqiptarë të cilët e meritojnë anëtarësimin në BE. Shembull konkret për këtë, - tha Basha - është miratimi që i bëmë rezolutës së përbashkët parlamentare për integrimin, pavarësisht se në të nuk u përfshinë sygjerimet e opozitës.

Për opozitën shqiptare prioritet mbi prioritetet është sot mbrojtja e demokracisë nga kërcënimi i blerjes se votës se lirë dhe shtetit ligjore nga kërcënimet e njëpasnjëshme antikushtetuese dhe antiligjore qe po i bën mazhoranca në pushtet.

KOMENTE