Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Nuk ka asnjë vendim madje as diskutim për armët kimike, kështu s'kemi pse të diskutojmë
English

Rama: Nuk ka asnjë vendim madje as diskutim për armët kimike, kështu s'kemi pse të diskutojmë

Jemi vend anëtar i NATO- s dhe kemi të drejta e detyrime”, mësohet të ketë thënë dje, në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, kreu i PS-së dhe kryeministri Edi Rama. Që në fillim të mbledhjes, burimet bëjnë të ditur se deputeti Koço Kokëdhima ka dashur të ngrejë çështjen e shumëdiskutuar të armëve kimike siriane, që thuhet se do të vijnë për shkatërrim në Shqipëri. Por, menjëherë fjala e tij është ndërprerë nga kryeministri Rama, i cili i ka sqaruar se nuk ka asnjë vendim për t’u diskutuar ende.

Megjithatë, Kokëdhima ka insistuar dhe me tone të larta të zërit ka thënë se “kjo është një çështje që shqetëson opinionin publik”. Të njëjtat burime bënë të ditur se Rama u është drejtuar të gjithë deputetëve, duke iu thënë se “kam ardhur për informim dhe jo për diskutim, edhe për shkak të sensibilitetit të krijuar apo atyre çfarë fliten në media. Nuk kemi pse diskutojmë”, - mësohet të jetë shprehur Rama – “për një çështje që ende nuk është shtruar për diskutim. Nuk është sot koha për ta diskutuar. Ka vetëm një kontakt telefonik me SHBA, dhe bisedat janë normale mes partnerëve. Jemi në këtë fazë. Nuk kemi një studim, mbi mundësitë apo mbi kapacitetet që ka Shqipëria. Kur t’i kemi këto gjëra, nuk do të kalojë pa u diskutuar më parë në grupin parlamentar. Por, duke qenë një vend anëtar i NATO-s, kemi të drejta dhe detyrime. Është një situatë lufte dhe duhet të kontribuojmë”, - mësohet të jetë shprehur më tej, kryeministri. Ndërkohë, për marrëdhëniet detyruese ndaj SHBA, Rama foli dje, edhe gjatë ceremonisë së zhvilluar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Shkollën e Bashkuar, ku u prezantua Shefi i Përgjithshëm i Shtabit, Gjeneral Jeronim Bazo. Kryeministri Rama theksoi se “qeveria jonë i jep rëndësi të posaçme partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Mishërimi i këtij partneriteti në frontin e NATO-s, nga llogoret e Irakut dhe të Afganistanit, tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri, është jo vetëm detyrim i patjetërsueshëm, por dhe burim krenarie për ne shqiptarët. Sepse ne nuk do ta harrojmë kurrë dhe për asnjë arsye, se falë këtij partneriteti dhe kryekreje, falë Shteteve të Bashkuara, si miku dhe aleati më i madh i shqiptarëve, sot shqiptarët janë më mirë se kurrë ndonjëherë më parë, kudo që ata banojnë në rajonin tonë”, - deklaroi dje, Rama.

Ndërkohë, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, shkruan "Ekspres",nënkryetari i grupit, Erjon Braçe, gjatë një konference publike, organizuar për miqtë në “Facebook”, u pyet për shkatërrimin e armëve. “Nuk ka armë kimike dhe s’ka për të vdekur kush këtu, jo. Boll dëgjuat dokrra”, iu shpreh një miku në rrjetin social, Braçe. Sipas tij, kryeministri me sekretarin amerikan të shtetit, Xhon Kerri, folën “për një kërkesë angazhimi, apo jo?! Dhe deri këtu është një gjë krejt normale, si vend anëtar i NATO-s që jemi. Armët kimike po demontohen në Siri. Të paktën në dijeninë time, për armë nuk bëhet fjalë”, tha Braçe, në përgjigje të interesimit të miqve të tij në “Facebook”.

KOMENTE