Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria do të dojë shumë vite për të djegur 1000 ton, nga një strukturë e ndërtuar për të djegur 16 tonë agjentë kimikë
English

Shqipëria do të dojë shumë vite për të djegur 1000 ton, nga një strukturë e ndërtuar për të djegur 16 tonë agjentë kimikë

Dan Kaszeta, Bloomberg -Deri tani, përpjekja për t’ia hequr Sirisë zotërimin e armëve kimike ka shkuar çuditërisht mirë. Në rrethana të vështira, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike u përball me 1 nëntorin si afatin e fundit kohor për të hequr të gjitha produktet e prodhimit dhe fabrikat e montimit nga vendi.

Kjo, megjithatë, gjithmonë do të jetë relativisht pjesa më e lehtë. Një inspektor kompetent do ta ketë të lehtë që thjesht me disa mjete pune t’i nxjerrë jashtë përdorimit makineritë për prodhimin e armëve kimike. Predhat e boshatisura të artilerisë, raketat dhe tanket mund të shkatërrohen duke lëvizur mbi to. Një predhë artilerie nuk do të punojë ashtu si duhet vetëm nëse e përthyhen atë qoftë dhe fare pak.

Por, do të jetë shumë më e vështirë për shkatërrimin e agjentëve kimikë. Pasi e mohoi për dekada, regjimi i Bashal al-Assad ka pranuar se ka një inventar prej rreth 1.000 tonë agjentësh kimikë të luftës, që me sa duket ruhen në masë. Eliminimi i rezervave kaq të mëdha do të kërkojë ‘krijimtari’.

Në vitin 1960, ushtria amerikane hoqi qafe agjentët kimikë duke i hedhur në oqean, por askush nuk do të nënshkruajë një plan të tillë, ekologjikisht shumë të rrezikshëme, këto ditë. Pas Luftës së Gjirit, ekipet e amerikane të shkatërrimit përdoren shpërthyesit konvencionalë për të hequr qafe municionet kimike të Irakut në një vend të quajtur Khamisiyah, rreth 200 milje në juglindje të Bagdadit. Kjo mund t’i ketë ekspozuar punëtorët ndaj dëmtimeve dhe kjo është ende burim polemikash.

Arsenalet e çmilitarizimit

Metodat përgjithësisht të pranuara të shkatërrimit janë djegia ose asnjanësimi duke përdorur reaksione kimike që prodhojnë më pak mbetje të produkteve toksike. SHBA dhe Rusia kanë investuar miliarda dollarë në ndërtimin e objekteve të veçanta të përdorimit të këtyre mjeteve në përpjekjet e gjata të tyre, me dekada, për të çmilitarizuar arsenalet e mëdha të armëve kimike.

Disa produkte bazë të rezervave siriane mund të jenë kimikatet industriale, të tilla si alkooli isopropyl, që kanë një qëllim, por shumica e 1.000 tonëve duhet të neutralizohet. Ndërtimi i një fabrikë në një zonë lufte aktive duket e pamundur. Është e vështirë të imagjinohet ndonjë kompani që të nënshkruajë një kontratë të tillë. Përgjigjja e vërtetë është lëvizja e këtyre kimikateve për t’i shkatërruar diku gjetkë. Por ku? Nuk ka kuptim as në SHBA dhe as në Rusi. Ligjet amerikane krijojnë probleme për importin dhe transportin e agjentëve kimikë të luftës. Nëse kjo përdoret me zgjuarsi, grupet lokale që përfaqësojnë banorët pranë rajoneve të demilitarizimit, me siguri do të ngrenë kundërshtime.

Rusia ndoshta mund të marrë kimikate, por duke marrë ato atje do të jetë e vështirë për të negociuar. Duke pasur parasysh sasitë e përfshira dhe kufizimet ndërkombëtare mbi transportin ajror të kimikateve, transportimi me anije është alternativa më praktike. Megjithatë, Turqia mund të kundërshtojë lejimin e këtyre materialeve nëpër ngushticat e Dardaneleve, duke kaluar nëpër qytetin e madh, Stambollin. Danimarka dhe Suedia mund të mos lejojnë atë në Detin Baltik.

SHBA i kërkoi Norvegjisë të marrë në konsideratë pranimin e disa prej agjentëve për shkatërrimin atje, por qeveria nuk pranoi, duke thënë se ajo nuk kishte kapacitetet e nevojshme.

Një vend, megjithatë, duket të ketë një strukturë të gatshme të ndërtuar, që mund të përdoret për këtë qëllim: Shqipëria. Në fund të vitit 2002, edhe pasi ajo nënshkroi Konventën e Armëve Kimike, Shqipëria bëri zbulimin e sikletshëm se ajo kishte 16 tonë agjentë kimike të luftës, të fshehura në një bunker, që nga koha e diktatorit komunist Enver Hoxha. Në vitet e mëvonshme, qeveria e SHBA-së, përmes agjencisë së saj të Mbrojtjes nga Kërcënimet, shpenzoi rreth $ 45.000.000 duke ndërtuar një central të djegies, i cili u zhvendos përfundimisht në Qafëmollë, për shkatërrimin e rezervave. Nga viti 2007, Organizata për Ndalimin e Armëve kimike e ka deklaruar Shqipërinë një vend pa armë kimike.

E mira e madhe

Transportimi i arsenalit kimik sirian në fabrikën e Qafëmollës do të jetë një sfidë, për arsye ligjore dhe të sigurisë. Konventa e Armëve Kimike ndalon transferimin e armëve kimike, megjithëse me sa duket OPCW mund të heqë dorë nga kjo dispozitë për t’i shërbyer një të mire të madhe. SHBA ka përvojë në lëvizjen e sigurt të agjentëve kimikë. Në operacionin “Kutia e Çeliktë”, në vitin 1990, një depozitë shumë e madhe që zotëronte Gjermania, u zhvendos nga Gjermania Perëndimore në Johnston Atoll, territori i një ishull të SHBA-ve, në Paqësorin e Jugut, për asgjësim. Ndërmarrja pati sukses, por kjo nuk ka ndodhur në një zonë lufte.

Nëse mallrat mund të largohen nga Siria në mënyrë të sigurt, ka ende pengesa për tu përballuar në Shqipëri. Ajo është një vend i varfër. Bota do të duhet ta paguajë atë shumë mirë për të kryer këtë detyrë. Siguria dhe korrupsioni janë problem. Shqipëria është një qendër për kontrabandën dhe krimin e organizuar. Megjithatë, përvoja e Qafëmollës tregon se, në parim, municionet kimike mund të çarmatosen, (shkatërrohen), në Shqipëri. Mund të duhen shumë vite që të digjen 1000 tonë nga një strukturë e ndërtuar për të djegur 16 tonë agjentë kimikë. Megjithatë, data e shkatërrimit përfundimtar nuk është aq e rëndësishme sa, marrja nga inspektorët ndërkombëtarë të këtyre materialeve dhe nxjerrja jashtë zonës së luftës. Kjo e bën Shqipërinë opsion më pak të keq për asgjësimin e rezervave të armëve kimike siriane/shekulli/.

(Dan Kaszeta është një ish-oficer në ushtrinë e Trupave Kimike të ShBA-së dhe ish-anëtar i Shërbimit Sekret të SHBA-ve, tani është duke punuar si konsulent i pavarur. Ai ka një përvojë 22 vjeçare në fushën e mbrojtjes kimike.)

KOMENTE