Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pol Walker: Shqipëria është përzgjedhur për shkatërrimin e armëve kimike. Detajet të premten
English

Pol Walker: Shqipëria është përzgjedhur për shkatërrimin e armëve kimike. Detajet të premten

Duket se tashmë është marrë vendimi që armët kimike siriane do të shkatërrohen në Shqipëri. Drejtori i programit, të Green Cros Internacional, Pol Walker në një intervistë për Al Jazeerën ka theksuar se vendimi për ti asgjesuar armët kimike siriane në Shqipëri është marrë dhe ai do të bëhet i ditur të premten.
I pyetur se përse është përzgjedhur Shqipëria si vend për të shkatërruar këto armë kimike, Walker është shprehur:

“Këtë pyetje bëra edhe unë para pak javësh. Kush e kishte menduar Shqipërinë? Ky vend ka pasur një proces të mëparshëm të shkatërrimit të armëve kimike. Në 2007 ata kanë shkatërruar për 6 muaj, 16 ton mbetje kimike, gaz mustard që i ishte dhënë nga Kina. Shkatërrimi i lëndëve kimike do të ndodhë në 2-3 muajt e ardhshëm”, ka theksuar Walker duke shtuar se gjëja më e rëndësishme është që kudo që të bëhet ky proces të jetë i sigurtë.
Sipas drejorit të Green Cros Internacional, Paul Walker, Shqipëria gjithashtu është treguar e gatshme dhe ka sjellë përgjigje pozitive kur SHBA dhe Rusia pyetën se kush është gati të mirëpresë këto kimikate për asgjësim.
“Ata ngritën një bazë të vogël, një godinë e vogël industriale dhe besoj se procesi do të fillojë në Shqipëri në 2-3 muajt e ardhshëm”, është shprehur Walker.

Ndërkohë, Walker si dhe ekspertët e tjerë të cilët janë intervistuar nga Al Jazeera, janë shprehur skeptikë se, pse është zgjedhur Shqipëria si vendi ku do të shkatërrohen këto armë kimike.

KOMENTE