Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hetime në lidhje me kontratat qindra milionë euro të nënshkruara nga qeveria “Berisha”
English

Hetime në lidhje me kontratat qindra milionë euro të nënshkruara nga qeveria “Berisha”

Ornela Manjani - Ministria e Financave ka nisur hetimet në lidhje kontratat qindra milionë euro të nënshkruara nga qeveria “Berisha”, ku ka konstatuar shkelje të rënda. Faktet për të cilat “Shekulli” ka raportuar më 20 shtator, ministri i Financave i ka pohuar zyrtarisht dhe ka paralajmëruar se faturën për koston që i është shkaktuar buxhetit të shtetit për makijazhin e qeverisë në kancelaritë ndërkombëtare do ta paguajnë firmëtarët e dokumenteve zyrtare, edhe pse këta të fundit mund të mos jenë përgjegjës të drejtpërdrejtë për dëmin e shkaktuar pasi kanë zbatuar urdhrat e shefit të tyre. “Janë lidhur kontrata, janë bërë pagesa milionëshe dhe populli nuk i ka ditur. Ka raste që quhen flagrante, ku firma e kryeministrit i ka dhënë pëlqimin një kontrate e cila ka vijuar më tej dhe më pas është bërë kontrata e cila nuk ka ardhur as në kuvend, asgjëkund.

Kontrata ka marrë rrugë nga njerëz të tjerë, që gabimisht për mua, do marrin përgjegjësitë që duhet t’i marrë ish-kryeministri i vendit. Po kështu ka disa kontrata disa milionëshe, ka dhe kontrata që quhen koncesionare, por gjithnjë nuk kanë qenë transparente. Janë një grup ose grupe të ndryshme marrëveshjesh. Janë marrëveshje të bëra me disa kompani në Amerikë ku më shumë janë harxhuar miliona ku janë kujdesuar që të bëhen takime të kryeministrit me X politikan, që dështimet e qeverisë të mbroheshin nëpër organizma ndërkombëtare dhe të dukeshin sikur nuk ekzistonin, praktika të cilat unë nuk akuzoj dot firmat andej, por akuzoj qeverinë shqiptare që në vend që të shihte të rregullonte punën, shihte më shumë makijazhin e vet.

Ende nuk e kemi mbyllur procesin, por ka raste flagrante ku firma e kryeministri psh ka dhënë pëlqimin një kontrate që ka vijuar e cila nuk ka ardhur as në kuvend, kjo ka marrë rrugë nga njerëz të tjerë që do marrin përgjegjësitë që në fakt duhet t’i marrë ish-kryeministri. Ka dhe kontrata që quhen koncesionare, të cilat i kanë marrë miliona dhe do t’i marrin miliona ekonomisë shqiptare. Këto shifra nuk kanë qenë në këtë shkallë transparente”-deklaroi Cani. Ministri Cani la të kuptohet se bëhet fjalë për kompaninë “Podesta Group”, e cila ka lobuar për qeverinë shqiptare në kancelari të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shitur dështimet e qeverisë si suksese.

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ka pranuar se qeveria e mëparshme ka marrë kompani konsulence, por është realizuar përmes prokurimit publik dhe qeveria kishte të drejtë ta bënte ketë. Sipas pagesave zyrtare të bëra nga Ministria e Financave, kontrata me kompaninë e lobimit vijon edhe për Shtatorin dhe për Tetorin e këtij viti, ndonëse për këto dy muaj vendi do të qeveriset tashmë nga koalicioni i majtë me kryeministër Edi Ramën. Ministria e Financave ka derdhur për llogari të Këshillit të Ministrave, në llogari të “Podesta Group” për muajt gusht, shtator, tetor 2013, jo pak, por 19 414 080 lekë. Marrëveshja e bashkëpunimit midis qeverisë “Berisha” dhe “Podestës” është lidhur më 1 maj 2013/shekulli/

KOMENTE