English

Këshilli Ekzekutiv i organizatës për ndalimin e armëve kimike, shtyn mbledhjen për pasdite

Ndërkohë që protestuesit presin qëndrimin personal të kryeministrit Rama në orën 17:00, ndaj armëve kimike, si dhe njohjen e vendimit të Këshilli Ekzekutiv i organizatës për ndalimin e armëve kimike, njoftohet se ky këshill ka shtyrë mbledhjen për në orën 17:30 të pasdites.

Christian Chartier , zëdhënës i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, e cila ka 190 vende anëtare , tha se nuk ishte e qartë se sa kohë do të marrë mbledhja e Këshilli Ekzekutiv për të marrë vendimin dhe për të ndërtuar planin e shkatërimit të arsenalit kimik sirian.

Mbledhja që do të mbahet në Hagë duhet të miratojë një plan për mënyrën e shkatërrimit të armëve kimike të presidentit sirian Bashar ala Assad pas një marrëveshje mes SHBA dhe Rusisë që shmangu një ndërhyrje ushtarake në Siri.
Por 41 anëtarët e këshillit ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike sipas mediave ndërkombëtare kanë pasur mosmarrëveshje lidhur dhe me vendimin e disa vendeve për të luajtur një rol sipërfaqësor dhe ngurrimin e tyre për të lejuar që territori i tyre të përdoret për shkatërrimin e rreth 1.300 ton armë kimike.

1979

KOMENTE