Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gati drafti për ndryshime në të gjithë sistemin e taksave
English

Gati drafti për ndryshime në të gjithë sistemin e taksave

Ministria e Financave ka gati draftin për ndryshime në të gjithë sistemin e taksave, ndërsa deklarohet e hapur për konsultime me biznesin. Drafti do të konsultohet me grupet e interesit gjatë javëve në vijim, me qëllim përmirësimin e tij. Nga ana tjetër përfaqësuesit e biznesit shprehen të gatshëm për të dhënë sugjerime konkrete, sidomos mbi mbledhjen e taksave. Kreu i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka kërkon nga dikasteri i financave të ketë politikat fiskale të qëndrueshme në mënyrë që edhe pritshmëritë e biznesit dhe të sipërmarrësve të jenë të sigurta dhe natyrisht të jenë fizibël në parashikimet e tyre. Qeveria e re, në programin për vitet 2013- 2017, parashikon përgjysmimin e TVSH-së për ushqimet më jetike të shportës së konsumit.

Në këtë linjë edhe komuniteti i biznesit shprehet pozitiv, por kërkon që rritja e të ardhurave buxhetore të mos bazohet kryesisht në rritjen e nivelit të taksave. "Ne mirëpresim çdo sugjerim, veprim apo vendim që ministria e Financave bën për uljen e taksave, apo për përgjysmimin e TVSH-së, apo reduktimin e TVSHsë, për produkte apo shërbime që stimulojnë prodhimin apo nismat e sipërmarrësve shqiptarë. Jam i sigurtë në sugjerimet dhe propozimet që ne kemi bërë për Ministrinë e Financave që paratë për buxhetin e shtetit, për likuidimin e biznesit, paratë për shlyerjen e detyrimeve apo rimbusimin e TVSH-së, apo paratë që qeveria shqiptare i ka sipërmarrjes, apo qytetarëve shqiptarë, janë në Shqipëri, por janë në rrugën e informalitetit"- deklaroi Jaka.

KOMENTE