Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Instituti Konfuci tashmë edhe në Tiranë. Gjuha kinezçe e prekshme nga shqiptarët
English

Instituti "Konfuci" tashmë edhe në Tiranë. Gjuha kinezçe e prekshme nga shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha pak para mbarimit të mandatit të tij u shpreh se mësimi i gjuhës kineze duhet të jetë pjesë e gjuhëve të mësuara nga shqiptarët.

Ndaj kjo nismë e nisur qysh atëherë ka përfunduar sot me nënshkrimin e marrëveshjes së posaçme midis Universitetit të Tiranës dhe Institutit "Konfuci".

Duke folur me këtë rast, shefi i qeverisë theksoi se ky institut do të shërbejë si qendër për nxitjen e dijes dhe njohjes së kulturës mes dy vendeve.
“Instituti Konfuci besoj se do nxisë dijen, njohjen dhe mes tyre zhvillimin duke rikrijuar hapësirën e bashkëpunimit. Edhe pse fizikisht është prani në dukje simbolike, por cilësisht është shumë më tepër se kaq. Prania e këtij instituti që do t’i hapë rrugë shumëllojshmërisë së eksperiencave dhe bashkëpunimit mes vendeve. Ky institut mund të shërbeje edhe si qendër për njohjen e kësaj dijeje në rajon. Konfuci është këtu për t’i folur së nesërmes” tha Rama.
Instituti “Konfuci,”, i cili ofron mësimdhënie dhe shërbime për gjuhën e kulturën kineze, do të ketë më në fund degë në tokën e lashtë të shqiptarëve.

Në vitin 511 para erës sonë, në Kinë lindi një foshnjë, që u quajt “Kong Çiu”, i cili u bë më vonë mësuesi i parë në botë, bazuar në historinë e shkruar. Këtë mësues të ditur njerëzit e quajnë me respekt, “Konfuci”. Gjatë jetës së tij 73-vjeçare, Konfuci u dha mësime private afro 3 mijë nxënësve, gjë e cila theu monopolizimin e arsimit nga aristokracia, duke përhapur njohurinë tek njerëzit e thjeshtë. Konfuci propozoi mirësjellje dhe i edukoi nxënësit e tij me konceptet “fisnikëri”, “harmoni”, “rend” dhe “dashamirësi.

Teoria e Konfucit, që titullohet Konfucizëm, ka qenë pjesë përbërëse themelore e konceptit të vlerave kineze për më shumë se 2 mijë vjet dhe ka patur një ndikim të thellë në qytetërimet lindore. Sot, Kina e zgjedh sërish Konfucin si “misionar” të lidhjes midis Kinës dhe botës. Institucioni i kulturës kineze, “Konfuci” krijoi degën e parë në Seul të Koresë së Jugut në vitin 2004. Sot ky institut numëron mbi 350 degë në 106 vende të botës dhe mbi 500 klasa “Konfuci”, në shkolla të mesme dhe fillore. Deri në vitin 2012, vetëm në Europë u hapën gjithsej 132 Institute “Konfuci” si dhe 106 klasa “Konfuci” në 34 vende të ndryshme. Krijimi i Institutit “Konfuci” në Universitetin e Tiranës shënon faqen e re të shkëmbimeve kulturore midis Shqipërisë dhe Kinës.

Vitet e fundit, Shqipëria dhe Kina, me histori të gjatë miqësore, kanë pasur më shumë shkëmbime ekonomike e kulturore. Në vitin 2012, Kina u bë partneri i tretë tregtar i Shqipërisë. Në Panairin e Teknologjisë dhe Investimeve Kineze, të zhvilluar në maj të vitit 2012 në Tiranë, të dyja vendet arritën investimet e parashikuara me vlerën prej 50 milionë dollarësh. Gjithnjë e më shumë tregtarët shqiptarë bëjnë biznes në Kinë dhe shumë studentë shqiptarë preferojnë studimet në Kinë. Gjithashtu mjaft investitorë kinezë po kthejnë vështrimin nga tregu shqiptar dhe bukuritë natyrore shqiptare po tërheqin mjaft turistë kinezë. Shkëmbimet e ngushta ekonomike rritën kërkesën për shërbimet gjuhësore. Që prej vitit 2009, Universiteti i Tiranës filloi kursin e gjuhës kineze.

Numri i studentëve që ndoqën këtë kurs në një vit shkollor u shtua nga 10 veta në fillim, në rreth 100 veta për vitin 2012-2013. Instituti “Konfuci” në Universitetin e Tiranës, është një nyjë kryesore e cila lidh Shqipërinë me Kinën, dhe në të njëjtën kohë, bën të mundur edhe lidhjen me pjesët e tjera të botës, duke qenë pjesë e një rrjeti mjaft të përhapur në botë. Mbi dymijë vjet më parë, Konfuci bëri të mundur përhapjen e njohurisë tek njerëzit e thjeshtë, duke u specifikuar te veçoritë individuale të njerëzve. Sot, “Konfuci” e çon gjuhën dhe kulturën kineze në tokën e bukur të shqiponjave, duke i shërbyer miqësisë shqiptaro-kineze.

Përktheu: Wang Lei, përkthyese dhe gazetare në Redaksinë e Radio “China International”.

KOMENTE